Fushata përmbyllëse e PS në Tiranë, Rama: PS është e ardhmja, e ndërsa PD e shkuara.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka përmbyllur këtë të enjte fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun Tiranë.

Mitingu përmbyllës i PS në sheshin ” Skënderbej” ka nisur në orën 18:00 me fjalën e disa nga kandidateve më të spikatura të PS në këtë qark, që nga Luljeta Bozdo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Fjalën e kanë marrë një e nga një kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës, ku e para ishte Luljeta Bozo e cila tha se PS është forca më progresiste, e ndërsa ministrja Belinda Balluku tha se në 25 prill, vota duhet të shkojë "për patronazhistët më të mirë në Ballkan". Rama tha se  PS e ardhmja, PD e shkuara dhe se  25 prilli do tëjetë dita kur të djathtët do të çlirohen nga demoni Berisha!  Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se "Më mirë patronazhist se paramilitarët e Saliut dhe Metës" .

Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh drejtuesi i PS-së mbajti një fjalë përmbyllëse para simpatizantëve të PS të mbledhur në sheshin “Skënderbej”.

Me një përshëndetje për të birin, Zahon e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në aktivitetin e fushatës përmbyllës në Tiranë, në Sheshin Skënderbej.

Ai tha se Zaho kishte kërkuar të vinte në aktivitet, por se nuk ishte lejuar nga e ëma Linda, e cila i kishte thënë se nuk mund të shkonte pasi nuk mund të votonte.

“Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte, por Linda i tha ‘Zaho t’i nuk mund të shkosh atje sepse nuk mund të votosh. Po mirë tha a i, kur do votoj unë? Ti kur të rritesh, po mirë tha, kur të rritem ti do më votosh mua? Unë nuk i thash se për këtë duhet ët bëjë shumë patronazhime”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se PS është e ardhmja, e ndërsa PD e shkuara.

Ai tha se vota e shqiptarëve në 25 prilli ka vetëm një drejtim, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

“Ata janë rruga e së shkuarës, Partia Socialiste e Shqipërisë është dera e të ardhmes. Në 25 prill është dita jo për të bashkuar kënaqësitë tona, por për të bashkuar të gjithë pakënaqësitë tona dhe për t’i thënë  njëri-tjetrit se ka plot arsye për të qenë të pakënaqur me ata që kemi bërë. Më 25 prill vota ka një drejtim, Partinë Socialiste”, tha ai.

Ai nuk kurseu as Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për të cilin tha se është “turpi i të gjithë shqiptarëve”.

“Në 25 prill çojeni në shtëpi Ilir Metën. Boll, mjaft! Ilir Meta është turpi ynë, i të gjithë popullit shqiptar. Është turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë atje në krye. Ai turp duhet zhbërë më 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën. Ka vetëm një numër, që jeni ju, është numri 12.Numri 12 jeni ju”, tha ai.