LSI përmbyll fushatën elektorale/ Monika Kryemadhi: 25 prilli do të jetë referendumi mbarë popullor i ndryshimit dhe i shpresës

Monika Kryemadhi ka përmbyllur fushatën elektorale për të shkuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit, ditën e dielë. Mitingu përmbyllës i LSI-së u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”

Kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI-ja do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike.

”Ne do të ndërtojmë një Shqipëri që nuk i lë vetëm shqiptarët përballë fatkeqësive, ashtu siç ndodhi me Rilindjen me tërmetin e 26 nëntorit dhe me pandeminë. Ne do të kujdesemi për qytetarin, ashtu siç kujdeset nëna për fëmijën e saj. Ne do të kujdesemi për çdo familje shqiptare, ashtu siç kujdesemi për familjen e LSI-së dhe për njëri tjetrin. Ne do të kujdesemi për të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, në mënyrë të tillë që ata të jetojnë dinjitozë në vendin e tyre pranë prindërve të tyre, pranë gjyshërve të tyre.

LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike, ose për shkak të makutërisë së administratës grabitëse të Rilindjes, ne do të krijojmë një klimë biznesi, ku ai të lulëzojë me ndershmëri dhe jo duke pasur një konkurrencë të padrejtë, për shkak se qeveritarët duan të ndihmojnë oligarkët që s’janë kthyer në gjë tjetër veçse në shtojzovalle, që marrin valle sa nga njëra anë në anën tjetër, vetëm e vetëm për të ruajtur koncesionet dhe paratë që iu grabisin çdo ditë shqiptarëve.

25 prilli do të jetë referendumi mbarë popullor i ndryshimit dhe i shpresës, sepse është e vetmja zgjidhje, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë trancizionit, këtij tranzicioni që po i merr shpirtin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj vota juaj ka rëndësi në 25 prill për të shkuar për numrin 6, për LSI-në, për të rinjtë dhe të rejat”,-tha kryetarja e LSI-së.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi në takim përmbyllës të fushatës elektorale se Rama ka kërcënuar administratën nga frika e numrit të madh të mbështetësve që do mblidhte LSI në anën tjetër të qytetit.

Kryemadhi deklaroi se socialistët e ndershëm i kanë kthyer përgjigjen që meritonte. Ajo theksoi se shqiptarët duhet të zgjedhin të jetojnë në Shqipëri apo të kthehehn në azilkërkues nën qeverinë Rama.

“Bajlozi po ngordh çdo minutë. Ai numëron minutat duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptare . Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision. Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve. Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin të jetojnë këtu apo të kthehen në azil kërkues, qeveri europiane apo qeveri totalitare.

Të kenë nje qeveri me balancim pushtetesh apo që është në dorë të një personi. Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës dhe fuksat e Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një shtet me institucione apo një parti shtet. Një vend ku zgjedhjet janë zgjidhje apo një vend ku nuk ekziston gara politike dhe zgjedhjet I kthejnë në problem.

Shqipëria është shtëpia jonë dhe ajo është sot në rrezik. Ju bëj thirrje të mos ndaloni por derë më derë për t’i çuar drejt kutive të votimit. Lista e LSI është lista fituese dhe këtë e tregon sot kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme në sheshin “Nënë Tereza”. Lista e LSI është fitorja e të rinjve dhe të rejave dhe të gjithë shqiptarëve.

Rilindasit grabitën të ardhmen e shqiptarëve dhe sot terrorizojnë administratën për t’i nxjerrë në shesh nga frika e këtij takimi të mrekullueshëm sot në sheshin “Nënë Tereza”. Socialistët e ndershëm i kanë kthyer përgjigje Ramës sot se do të marr pjesë në mittingun e LSI atje ku është shtëpia e socialistëve. Më 25 Prill, shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre.

Përballja e mitingjeve, LSI gjunjëzon Rilindjen në shesh (FOTOLAJM)

Motra dhe vëllezër, në këtë shesh që mban emrin e të shenjtës Nënë Tereza e bekoftë LSI-në, bekoftë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, e bekoftë Shqipërinë.
Motra dhe vëllezër, përkrahës të LSI në qytetin e Tiranës dhe të gjithë ju miqtë e mi, ekipi fitues i LSI, 153 kandidatët, 153 heronj, të cilët përballen me balozin që po ngordh çdo minuta dhe sekondë, i cili numëron minutat e tij duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, por ju jepini fund më 25 prill asaj që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.
Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve.
Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore.
Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.
Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh.
Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës.
Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit.
Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.
Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet.”, deklaroi Kryemadhi