Greva e ‘Albcontrol’, forca të FNSH dhe ushtria marrin nën kontroll aeroportin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të mërkure, pas grevës së kontrollorëve.

Perimetri është vënë për arsye sigurie të kullës së kontrollit të aeroportit. Sipas burimeve, kulla e kontrollit është marrë nga forcat e ushtrisë.

Kontrollorët e “Albcontrol” ndërprenë punën sot me argument kryesor uljen e pagave duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.