Ish-ministri i Financave të Greqisë mbështet kandidatin e Pavarur për Qarkun e Dibrës,

Ish-ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis ka mbështetur kandidati i Pavarur për Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi.

Ai ka shpërndarë në Twitter një postim të Progresives Internacionale ku flitet për kandidaturën e Debreshit në qarkun e Dibrës.

Debreshi: Falenderoj për mbështetjen e shprehur ndaj kandidaturës time te pavarur Yanis Varoufakis, ish-Ministër i Financave te Greqisë gjate vitit te vështire 2015, aktualisht kryetar i partisë Mera25 ne parlamentin grek dhe bashkëthemelues i lëvizjes mbare-evropiane Progressive International. Zeri i përpjekjes sonë te përbashkët nga Kuvendi i Shqipërisë do ketë jehone ndërkombëtare nga te gjithë ata njerëz te ndershëm qe përpiqen te ndërtojnë një shoqëri me te drejte. Se bashku, do ia dalim!