Kohë kovidiane/ Tritan Kalo: Merrni vaksinën! Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull,

Tritan KALO

Kohë kovidiane.... 6.04.2021....Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”, Pandemisë nga infeksioni viral i Sars- Cov2/Covid-19....Jemi jo më shumë se 7.000.000 milionë bashkëkombas në Trevat Arbërore të 28.12.1912....Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, një Komb si i yni....NUKU e kemi lluksin të hymë në spiralen e një “lufte të re të ftohtë”, e cila qartazi përvijohet këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”.....MHD(Maskë, Higjenë dhe Distancim) po e kanë të pamundur t’i ndalin vrullin dallgëve të kësaj Pandemije....Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre....ATO janë të mezipritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit....NUKU jemi përsëri si pas 7.07.1977, kur pas botimit të artikullit të “Zërit të Popullit” mbi teorinë e tre botëve i treguam munxat Republikës së Kinës, e cila bujarisht po ndërtonte qindra e qindra vepra industriale dhe jo vetëm, për të rritur mbrothësinë tonë si shqiptarë....Vitet që vijuan këtë prishje të madhe e treguan qartazi idiotësinë e artikullshkruesve dhe të dishepujve të tyre, si dhe theqafjen socio-ekonomike të Republikës së Shqipërisë.....Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëmprurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb....Vaksinat amerikane, kineze, ruse, engleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barazvlerëshme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19....LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit....Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup....Si Shqiptar, si Mjek, si Prind, si Atdhetar nuku mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb....Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë.... Together forever!!!