Kontrollorët e huaj në Rinas, Meta: Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë debatit në SYRI TV, presidenti Meta është pyetur nga gazetari Andi Bejtja në lidhje me sjelljen e kontrollorëve të huaj në Shqipëri.

Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar’ deklaroi Presidenti Meta gjatë përgjigjes së tij.

Gjatë deklaratës së tij, presidenti Meta deklaroi se ‘është e qartë se ka pasur një mungesë vullneti për të zgjidhur këtë situatë që ka nisur që në vitin 2018’.

Meta theksoi se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një Bangladesh, pavarësisht se më herët është bvërë bahçe e krimit të organizuar, kanabisit etj.

‘Përralla të tilla me grushte shteti do të dëgjoni shumë dhe lajme që i shpërndante dje qeveria që ushtria kishte kishte pushuar kullën, por këto nuk ndodhin’ tha Meta.