Kosova me lidership të ri

Prof. Lisen Bashkurti
Sot Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani. Me këtë zgjedhje u plotësuan kreret e gjithë institucioneve politike drejtuese kryesore të Kosovës, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit.
Kemi tanime një lidership të ri në krye të vendit. Ky lidership shënon një faze të re në zhvillimet politike, institucionale, ekonomike, sociale dhe ndërkombetare të Republikës së Kosovës.
Me këtë lidership Kosova hyn në fazen e stabilitetit të demokracisë, sundimit të ligjit, respektit për liritë dhe të drejtat e njeriut, për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Është periudha e ngjalljes së shpresave për qytetarët e Kosovës e posaçërisht për rininë e saj.
Ky lidership patriotik, modern, profesional dhe me etike të larte do ngreje lart imazhin ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, do përmiresojë reputacionin e saj, çka do e afroje më shpejt Kosovën në familjen e shteteve në OKB, do shpejtoje integrimin në NATO e BE.
Është ky lidership që do e rivendose Kosovën në tryezen e negocimit për normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë përmes realizimit të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve.
Zgjedhja e lidershipit të ri në krye të Kosovës është shpresë e re për qytetarët e saj dhe frymëzim për qytetarët e Shqipërisë për të realizuar me voten e lire dhe të ndershme ndryshimin e madh me 25 prill 2021.
Urime Kosovë dhe faleminderit për frymëzimin e dhënë për Shqipërinë!

/argumentum.al

© Argumentum