Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndëshkon me gjobë anëtarët e KZAZ-ve që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të ndëshkojë me gjobë anëtarët e KZAZ-ve që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Vendimi është komunikuar nga zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha që përmes një daljeje për mediat bëri me dije se është vendosur një sanksion në masën 3 mijë lekë.

Deri më tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe kandidatët për 39 KZAZ. Në 35 kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50 për qind të qendrave të votimit që kanë në administrim. 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50 për qind të qendrave të votimit që kanë në administrim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e KZAZ-ve të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50 për qind të qendrave të votimit, pra për 18 KZAZ”, u shpreh zëdhënësja e KQZ.