Kryeministri Rama dhe Manastirliu: Nis sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit, nesër radha e policëve

Nga dita e sotme do të nisë vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit. Ndërsa nesë pritet të nisë procesi edh për efektivët e Policisë së Shtetit.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë, fillojmë me Tiranën dhe pastaj do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, nga ana e tij, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve të mos i tremben vaksinës kineze, pasi sipas tij, është super e suksesshme dhe që po përdoret nga të gjitha kurorat mbretërore të vendeve të Lindjes së Mesme.

Pritet që target grupeve të mësipërme t’u injektohet doza e parë Sinovac për të qenë më të mbrojtur ndaj Covid-19.