Marrëveshja/ Shqipëria siguron 50 mijë doza vaksinash “Sputnik V”

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë me dije se Shqipëria ka arritur marrëveshjen për të marrë 50 mijë vaksina të tjera Sputnik.

Ai njofton se këto doza do të vijnë në vendin tonë brenda 10 ditëve.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.

Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”- shkruan Rama.

Në 22 mars mbërritën në Shqipëri 10 mijë vaksinat e para ruse “Sputnik V” dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Përpos “Pfizer” dhe me “Astra Zeneca”, aktualisht në Shqipëri po kryhet vaksinimi masiv me dozat kineze