Me 73 mandate/ Rama fton në sheshin “Skënderbe" skuadrën kampione për përqafimin e fitores

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kur janë numëruar mbi 90% e votave, ka lajmëruar për një miting që do të mbahet sot në mbrëmje.

Z. Rama u ka kërkuar socialistëve që të mblidhen në sheshin “Skënderbe’ me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët e PS.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shprehet Rama.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, PS rezulton me 73 mandate duke marrë shumicën e nevojshme për të qeverisur për katër vitet e ardhshme.