Misioni OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka  mbajtur  sot konferencën e parë dhe paraprake për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se "Pretendimet për shitblerje votash ishin dominuese gjatë fushatës, çka tregon se kjo është ende një problem. Gjatë fushatës doli një databazë që mbante kontakte personale dhe rrodhi në publik. Kjo mund të konsiderohet si shkelje e rëndë për interesa të partive".

Vëzhguesit e OSBE kanë publikuar disa nga gjetje paraprake, ku theksuan se në Shqipëri mbetet një shqetësim presioni ndaj punonjësve civilë. Po ashtu OSBE ka dënuar dhe dy ngjarjet e rënda në Kavajë dhe Elbasan dhe kërkuan që të zbardhen sa më shpejt.

“Vijon të mbetet shqetësim presioni ndaj nëpunësve civilë. Po ashtu gjatë fushatës doli dhe një data bazë me të dhënat e qytetarëve dhe kjo për ne është një shkelje.

Mirëdita të gjithëve. Do të doja t’iu falenderoja për mikpritjen në emër të delegacionit që ka drejtuar vëzhgimin, por që nuk është sot këtu me ne. E kemi marrë seriozisht ftesën, dhe kemi punësuar vëzhgues aq sa kemi mundur.

KQZ ka operuar me transparencë. Të gjitha subjektet zgjedhore garuan lirshëm pavarësisht Covid-19.

Pretendimet për shitblerje votash ishin dominuese gjatë fushatës, çka tregon se kjo është ende një problem. Gjatë fushatës doli një databazë që mbante kontakte personale dhe rrodhi në publik. Kjo mund të konsiderohet si shkelje e rëndë për interesa të partive.

Më lejoni të them dy fjalë edhe për mjedisin mediatik. Ai ndikohet nga interesat e pronarëve.

Dënoj incidentin që i parapriu votimit që çoi vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të hetohet si duhet, nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe do të dënohet.

Do t’i inkurajoja të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të ngushte me qeverinë që do dalë nga këto zgjedhje”, u shpreh ai.

APo ashtu ambasadorja Urszula Gacek, Kryetarja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve ODIHR, ka mbajtur një raport paraprak për vëzhgimin që është bërë lidhur me provesin zgjedhor në Shqipëri. Gacek tha se pati një tentativë nga partia që është në pushtet për të intimiduar punonjësit publikë.

Shefja e misionit të ODIHR e thotë hapur: Partia që ishte në qeveri pati tentativa për intimidimin e punonjësve të administratës

“Zonja dhe zotërinj, faleminderit që na u bashkuat ditën e zgjedhjeve, që nga mesi i muajit Mars. Vëzhgimi për një kohë të gjatë na jep mundësinë të themi se po rivendoset dalëngadalë besimi te procesi zgjedhor. Pati besim te administrata zgjedhore në të gjitha nvivelet, zbatimi i identifikimit elektronik rriti besimin te votuesit, ishte në fakt një sfidë, edhe pse pati disa probleme teknike.

Në përgjithësi vlerësimi ynë për aq sa kemi vëzhguar është se procesi ishte transparent dhe i qetë, ishin të organizuara përgjithësisht mirë, kemi qenë 5 javë në Shqipëri. Pati një tentativë nga partia në pushtet për të përdorur administratën, pati raste të blerjes së votave, dhe kjo ka një ndikim te blerja e votave.

Vëzhguesit tanë në terren vazhdojnë që të qëndrojnë në qarqe, do të raportojnë për numërimin. Unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 Maj, ne do të ndjekim çdo apelim që do të dorëzohet në Gjykata, vetëm atëherë ne do të kemi mundësi që të bëjmë një raport të plotë. Në fillim të këtij misioni u premtova që do të kishim një vlerësim të bazuar në prova, kam besim se së bashku me kolegët e kemi bërë këtë sot.”, u shpreh Gacek.