Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Princi Philip i Britanisë

Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi mesditën e sotme për ndarjen nga jeta të Princit Philip, bashkëshortit të mbretëreshës Elizabeta II-të.

Princi, njëherësh Duka i Edinburgut, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në kalanë e Windsorit. Ai ishte në moshën 99-vjeçare dhe me Elizabetën qe martuar që në vitin 1947, pesë vite përpara se ajo të bëhej Mbretëreshë.

“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj, Mbretëresha, njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Princit Philip, Dukës së Edinburgut”.

Dërgohet me urgjencë në spital Princi Filip, mësohet si është gjendja e tij  shëndetësore - Bota

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme pas njoftimit të lajmit të ndarjes nga jeta të Princit Philip. Ai e konsideroi atë “një institucion të rëndësishëm dhe të padiskutueshëm të balancës dhe harmonisë kombëtare të Britanisë”.

Çifti mbretëror i Britanisë në qershor 1957

Pas njoftimit të lajmit, mbetet në diskutim se si do të organizohet ceremonia mortore, duke qenë se Britania e Madhe mbetet e prekur nga pandemia e COVID-19.

Princi Philipp u lind më 10 qershor 1921 në ishullin grek të Korfuzit. Babai i tij ishte Andrew i Greqisë dhe Danimarkës, – djali më i vogël i mbretit George I i Greqisë, – ndërsa nëna Princesha Alice, bijë e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesë e Mbretëreshës Victoria.

Nga martesa me Elizabetën, ai u bë baba i katër fëmijëve, gjysh e stërgjysh i tetëmbëdhjetë pasardhësve.

 

Pasardhësi i parë mbretëror është Princi i Uellsit Chalres, i lindur në vitin 1948, një vit pas martesës mes Philipit dhe Elizabetës. Më tej pasardhës të kurorës janë Princeshë Anna, e cila u lind në vitin 1950, Duka i Jorkut, Princi Andrew, i cili u lind në vitin 1960 dhe Princi Edward, i cili u lind në vitin 1964.