Nis sot stërvitja ushtarake Defender 21, mbërrin në Durrës anija e marinës amerikane "Bob Hope"

Stërvitja ushtarake Defender 21 do të nisë sot, dhe është parashikuar që të jetë stërvitja më e madhe e NATO-s në Ballkan.

Ambasada e SHBA në Tiranë në një postim në mediat sociale ka bërë me dije se anija e parë e marinës amerikanë ka mbërritur në Durrës. Anija Bob Hope është një anije furnizimi që mund të mbajë mbi 800 pjesë pajisjesh që përdoren për stërvitje.

Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen“, shkruan ambasada e SHBA.