Numërohen 90% e kutive në rang vendi, PS deri tani siguron 73 mandate/ Kryeministri Rama: "Po punove fort ia del! S'ka rrugë të shkurtra në jetë"

Kur janë numëruar 90% e kutive të votimit, PS qëndron në krye me 48.63% të votave, ndërsa më pas vjen PD me 39.38% të votave.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, me rezultatet e deritanishme PS merr 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate, PSD 3 mandate.

LSI ka marrë vetëm 6.91% të votave.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të veçantë në Facebook. Ai uron mirmëngjes me një thënie të basketbollistit Michael Jordan, ndërsa shkruan: "Po punove fort ia del. S'ka rrugë të shkurtra në jetë".

Në gjithë vendin janë numëruar 4682 kuti të numëruara nga 5199 që janë në total.

Ndërkohë janë gjobitur 18 KZAZ dhe 128 komisionerë.

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë gjobë komisionerët që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme kishin numëruar më pak se 50% të kutive të votimit.

/argumentum.al