Pranvera arabe u shndërrua në dimër

Mario Stefanov, Gjeopolitika[i]

Procesi i riformatimit të Lindjes së Mesme me synimin për të realizuar interesat politike dhe ekonomike, nën mbulesën e përkujdesjes për demokracinë, do të vazhdojë edhe me administratën e re të SHBA-ve, pa marrë parasysh atë se kush kishte vërejtje, për këtë nuk përjashtohen konflikte të reja. Puna është se si do të justifikohen tani kur dihet se pranvera arabe dështoi.

U mbush një dekadë që koha e fillimit të revolcionit të parë të së ashtuquajturës pranverë arabe në Tunizi dhe rrëzimit të presidentit autoritar Ziné el-Abidin Ben Ali, i cili me 14 janar 2011, duke ikur për shkak të kaosit revolucionar, hipi në avion dhe  shkoi në azil në Arabinë Saudite. Tani, pas kaq vitesh të ikjes së tij, në Tunizi nuk ka ndryshuar asgjë për më mirë. Një diktaturë është zëvendësuar me tjetrën- me diktaturën e islamistëve ekstremë.

Tunizia është në kaos të plotë. Pas vitesh të tëra rrënimi ekonomik, dhjetëvjetori i fillimit të revolucionit në atë vend shenjohet nga konfliktet e protestuesve dhe pushtetit islamik i mbështetur haptazi nga pjesët më ekstreme të skenës islamike publike dhe atë të nëntokës. Arrestimet dhe konfliktet e ashpra me policinë vazhdojnë, madje më të ashpra edhe këtyre ditëve të përkujtimit të rrëzimit të Ben Aliut. Sipas një  informacioni të BBC-së të datës 31 mars, në vijim të konflikteve të ashpra të protestuesve me policinë në mbarë Tunizinë, masat e zemëruara të protestuesve në qytetin jugor të vendit-Tatuinu, njëlloj si në kohën e rrëzimit të Ben Aliut, u përpoqën të pushtojnë ndërtesat qeveritare, gjë së cilës policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Voice of Amerika, në mesin e muajit mars informoi se Tunizia në dhjetëvjetorin e pranverës arabe është shkepur në të gjithë tegelat.

Një e treta e të rinjve është pa punë, ndërsa vendi është goditur nga një valë kaosi dhe protestash për shkak të konflikteve të vazhdueshme politike dhe drejtimit katastrofal të ekonomisë. Simpatizatët e partisë qeverisëse islamike në pushtet Ennahdha, konfliktohen fizikisht, sëbashku me policinë, me protestusit. Sesa thellë është zhytur Tunizia në ekstremizëm islamik, në vend të demokracisë së tipit Perëndimor që ishte qëllimi i shpallur i përmbysjes, dëshmon edhe fakti i çuditshëm se një prej çështjeve kyçe politike rreth së cilës mbështillen konfliktet e sotme është e drejta e grave për të trashëguar pronën. Sipas vizionit të forcave politike në pushtet, gratë praktikisht nuk do të duhet të jenë trashëgimtaret direkte të pronës pas vdekjes së burrit ose ndonjë antari të familjes sepse kjo e drejtë u rezervohet vetëm trashëgimtarëve meshkuj.

Destruksion i plotë.

Në shtetet e para që u përfshinë nga vala e revolucionit të pranverës arabe dhe të vetmet ku arrit përmbysja e pushtetit ekzistues shihet qartë se forcat e reja që erdhën në pushtet ishin sa për formë revolucionet demokratike të pranverës arabe. Tani është e qartë si drita e diellit se ato nuk janë kurrfarë forcash demkratike, por revolucione islamike, nëpërmjet të cilëve një rregjim jodemokratik u zëvendësua me një tip tjetër diktature. Një dekadë pas zhvillimit të tyre të vetmet efekte të përmbysjeve të dhunshme vazhdojnë të jenë: fuqizimi i forcave të ekstremizmit islamik në shtetet arabe, kaos politik, përndjekje e të krishterëve dhe të pakicave të tjera fetare, destruksion i plotë ekonomik i shoqëruar me vazhdim të luftërave të përgjakshme e të gjithë kundër të gjithëve dhe me dallgët që nuk pushojnë të emigrantëve në drejtim të shteteve europiane.

Nuk ka arësye të dyshohet se këto ngjarje kanë për të vazhduar edhe në vitet në vazhdim dhe kjo për dy arësye. E para është fakti se revolucionet e pranverës arabe, të nxitura dhe të mbështetura aktivisht si nga pikëpamja ushtarake ashtu edhe ajo e shërbimeve të fshehta nga SHBA-të dhe fuqitë europiane, jo vetëm që sollën në fuqi diktatorë të rinj në vend të të vjetërve, por shkaktuan edhe ndasi dhe burime konfliktesh të reja shoqëruar me luftëra shkatrrimtare dhe kanibalizuese pa fund dhe pa anë. Arësyeja e dytë është se administrata e re amerikane e Xho Bajdenit nuk e pranon faktin pranvera arabe dështoi që në startin e saj dhe se në Lindjen e Afërt është e pamndur të implementohet demokracia liberale e tipit Perëndimor.

Politika e re amerikane- gjithsesi edhe ajo europiane, e cila si edhe dhjetë vite më parë, e ndjek atë këmba këmbës dhe  sipas të gjithë treguesve, po rikthehet në pikën e nisjes. Rezultatet katastrofale të transformimeve prodemokratike të imponuara në rajonet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme i faturohen angazhimit të pamjaftueshëm të saj dhe të aleatëve dhe shprehet besimi se është e mundur dhe për më tepër e nevojshme se duhet përpjekur përsëri. Në botën arabe jashtë vatrave aktive të luftës, atje ku mbretëron një paqe sa për sy e faqe, përsëri diçka po gatuhet. Mediat kryesore amerikane dhe europiane, të cilat më parë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në justifikimin e ndërhyrjeve ushtarake dhe të misioneve sekrete në botën arabe, gjithnjë e më shpesh po ia japin fjalën të ashtuquajturve aktivistë prodemokratëtë Lindjes së Afërt, e kësisoj kanë ende diçka për të thënë ata që mbështesin vazhdimin e revoluucionit në Egjipt revolucioni i parë arab që solli kthim prapa sëpaku njëzet vite. Janë kuptimplotë edhe trazirat në qarqet udhëheqëse në Jordani, madje edhe në vetë familjen mbretërore të këtij vendi, që janë të orientuara direkt drejt destabilizimit të njërit prej vendeve të rralla arabe që evitoi me sukses karikaturën e vendosjes së demokracisë Perëndimore nëpërmjet përmbysjeve joliberale të pranverës arabe.

Revolucioni i vjedhur

Edhe një dhjetëvjeçar pas së ashtuquajturës pranverë arabe, kryevepra e politikës amerikane dhe europiane, vazhdon të dalë në dritë me kapacitet të plotë karakteri i saj i pastër keqbërës. Megjithëse politika europiane dhe pjesërisht edhe ajo amerikane, përpiqen ti shesin opinionit publik botëror paradigmën e revolucioneve arabe si ngjarje spontane të inicuara nga populli i thjeshtë dhe të revolucioneve demokratike vjedhura nga islamikët, nuk po ia arrijnë dot synimit të tyre. Era e rëndë e veprave kriminale  dhe vrasjeve është e vështirë të pastrohet nga duart e ndyra dhe të përgjakura të elitave politike. Teknologjitë e reja u mundësojnë shikim të çdo pamje dhe të çdo fjalë që kanë nxjerrë nga goja politikanët vite më parë. Dikur për një gjë të tillë nevojitej një kohë e gjatë gërmime nëpër arkiva dhe grumbuj gazetash të vjetra, sot mjaftojnë disa sekonda kërkim në internet.

Përmbledhjen më të mirë të gjithçkaje që ka ndodhur në Afrikën e Jugut dhe në Lindjen e Afërt gjatë dhjetë viteve të kaluara e ka dhënë, në fund të muajit tetor të vitit 2019, vetë Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, i zgjedhur para pak kohësh në atë post, diplomati egjiptian Ahmed Aboul Gheit. Në konferencën e përbashkët të Bashkimit Europian dhe të botës arabe, të mbajtur në Athinë me 29 dhe 30 tetor të atij vitit me iniciativën e fuqive europiane dhe me titullin „Partneritet strategik“. Sekretari i Lidhjes arabe praktikisht e sfumoi këtë konferencë hipokrite duke thënë: “Ju lutem, largohuni nga bota arabe. Mjaft kemi vuajtur“.

Mesazhi i tij i drejtohet, sikurse e tha edhe ai vetë, “të gjithë atyre që përpiqen të ndëhyjnë në pranverën arabe”, duke u bërë thirrje që “të pushojnë së vepruari në këtë mënyrë, sepse kështu nuk ndihmojnë, por vetëm e përkeqësojnë situatën edhe kështu të keqe”.

Për të mos lënë dyshime se cilin mendon si përgjegjës për këtë seri lutërash të përgjakshme në botën arabe dhe fillimin e krizës migratore, ai u vendosi nën hundë partnerëve eropianë të konferencës aromën e rëndë të pranverës arabe, nga politika europiane dhe lëvizja demokratike e mbështeur dhe e ngritur deri në nivel mitologjik. Pa kurrfarë respekti ndaj standarteve të larta europiane dhe ndjesive të europianëve ndaj politikës praktike ndaj të ashtuquajturve revolucione prodemokratike të pranverës arabe ai i quajti gjërat me emrin e tyre të vërtetë;

Pranvera arabe nuk ishte aspak pranverë, por asgjësimi arab”- tha Gheiti.

Rasti dhe mënyra sesi i tha këto më sipër, nuk lënë kurrfarë dyshimi se ai konsideron përgjegjës pikërisht bashkëbiseduesit e tij europianë dhe aleatët e tyre amerikane  për pasojat e shkaktuara dhe revolucionet e induktuara në botën arabe nëpërmjet veprimtarisë së tyre me përpjekjen për eksportimin e tipit Perëndimor të demokracisë në territoret arabe, gjë që për popullsinë e atjeshme përfundoi me masakër të përgjithshme që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Meqë ra fjala për konferencën në fjalë, përfaqësuesit e Bashkimit Europian diskutonin me shqetësim për gjendjen në botën arabe dhe mënyrat e rregullimit të të ashtuquajturave flukse të pakontrolluara migratore, duke u përpjekur me hipokrizi të fshihnin rolin e tyre në inicimin e  kaosit në territoret e MENA-s (Lindje e Afërt, Afrika Veriore).

Është fakt i pamohueshëm se shtetet drejtuese të Bashkimit Europian në bashkëpunim me partnerët amerikanë, disa nëpërmjet përdorimit direkt të fuqisë ushtarake, ndërsa disa, si Gjermania, nëpërmjet një aktiviteti të fuqishëm diplomatik me synim realizimin e interesave të tyre gjeoekonomike dhe gjeopolitike në territoeret e MENA-s, filluan me ndihmën e ndërmjetësve, ndër të cilët ishin edhe pjesët më ekstreme të holdingut të terrorit islamik, transformimin e dhunshëm të tërë rajonit. U krye shpërbërja e të gjithë shteteve arabe që u gjendën në rrugën e realizimit të këtyre synimeve dhe në fund nisën projekte të mëdha migratore që quhen në mënyrë të gënjeshtërt kriza migratore, sepse është fjala për procese të planifikuara dhe të drejtuara.

Duhet të largohet

Për këtë dëshmojnë deklaratat e politikanëve udhëheqës amerikanë dhe europianë të asaj kohe, të cilat sot përpiqet të shtyhen në harresë, të cilat ishin arma më e fuuqishme e mbretërimit të elitave politike dhe financiare mbi qytetarët. Politika Perëndimore nuk ishte vëzhguese memece e ngjjarjeve në rajonin e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt.

Kështu, në fund të muajit mars të vitit 2011, ndërsa agjensitë botërore informonin për goditjet ajrore britanike dhe franceze mbi objektivat në Libi, në Londër diplomatët e shteteve atare të NATO-s dhe Lidhjes arabe disktonin për të ardhmen e këtij vendi. Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton si pararojë e ndërhyrjes deklaronte se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë në vendosjen e sistemit demokratik në Libi dhe në vendet fqinjë: “Nën qeveri të ndryshme, nën kushte të ndryshme, njerëzit shprehin dëshira të njëjta themelore: vota në qeverinë e tyre, luftë dhe çrrënjosjen e korrupsionit, liri nga dhuna dhe frika, shanse për jetë dinjitoze dhe përdorimin në mënyrën më të mirë të talenteve që u ka dhënë Zoti.” “Këto synime është e lehtë të arrihen. Por ato e meritojnë pa asnjë diskutim përpjekjen tonë”. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle porosiste: “Një gjë është shumë e qartë dhe po qartë i duhet thënë Kadafit: Koha jote ka mbaruar. Duhet të largohesh”.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron theksoi se duhet ndihmuar populli libian, ndërsa ministri i atëhershëm i punëve të jashtme Villaim Hag shprehu një fakt gjithsesi historik: “Besoj se kryengritësit libianë janë të përkushtuar për demokracinë. Kam besimin se ata janë plotësisht të sigurtë si partnerë”.

Miliarderi me vizione të errëta Xhorxh Soros, i vetëquajtur filantrop, ndërsa në fakt operativ i vertëtë terreni me statusin e piratit në shërbim të politikës shtetërore amerikane dhe britanike si dhe oligarkive financiare të Wall Street-it dhe City të Londrës, rrjetet e të cilave qëndronin, nga pikëpamja organizative dhe financiare, pas lëvizjeve të pranverës arabe deklaronte me entuziazëm atëbotë para kamerave të CNN-it se “Revolucionet demokratike do ta ndryshojnë panoramën e Lindjes së Afërt”. Në të vërtetë e ndryshuan deri sa ajo të mos njihet më- dhe ja, dhjetë vite me pas është në tym dhe në flakë. Panoramë apokalipsit të Lindjes së Afërt të nisur nga pranvera arabe.

Fuqitë imperiale

Por, në momentin kur u përmbys regjimi i Kadafit dhe kur forcat opozitare morën kontrollin mbi Libinë, dolën në dritë arësyet e vërteta të filantropisë amerikane dhe europiane. Kryetari i Këshillit Europian Herman van Rompy deklaroi se Bashkimi Europian dëshiron të ndërtojë raporte me Libinë, dhe se “lidhja e fortë e saj me tregun europian do të mundësojë shanse më të mira për suksesin e tranzicionit në atë vend”. Që në fillim të tetorit të atij viti kompania britanike Heritage Oil deklaroi se kishte blerë për vetëm 19,15 milionë euro paketën kontrolluese në kompaninë libiane të ofrimit të shërbimeve në fushat e naftës Sahara Oil Services. Gazeta franceze Liberation informoi se pushteti i ri libian i lejoi 35 përqind të biznesit libian të naftës kompanive franceze të naftës në këmbim të mbështetjes politike dhe ushtarake.

Ministri francez i punëve të jashtme Alen Zhypé deklaroi më ftohtësi se “është e logjikshme që vendet që kanë mbështetur aktivisht kryengritësit të fitojnë privilegje në rinovimin e Libisë”. Pastaj në lojë u futën itaianët me kompaninë e tyre Eni, duke menduar se, si zotër të dikurshëm kolonialë të Libisë, kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e plaçkës megjithëse nuk morën pjesë në përmbysjen ushtarake të regjimit libian. Atë që dhjetë vite më parë në fillim të pranverave arabe e kanë përcaktuar me fjalë tani po e bëjnë me vepra dhe grinden mes vedi për kontrollin mbi burimet energjetike libiane duke financuar milici të ndryshme islamiste që bëjnë luftëra ndërmjetëse për llogari të kompanive amerikane dhe europiane.

Thyerja e kockave dhe rifigurimi i territorit të Lindjes së Afërt u realizua nëpërmjet zbatimit të vizonit strategjik amerikan për demokratizimin dhe  transformimin e Lindjes së afërt të formuluar  në agjendën e Lindjes së Afërt të Madhe të cilën amerikanët, në vitin 2008, arritën ta fusin si konkluzion të samitit të shteteve më të fuqishme të botës G-8 në Sea Island. Me Rezolutën e shteteve më të fuqishme të botës, ndër të cilët edhe Rusia, u vendos procesi “Partneritet për përparim dhe të ardhmen e përbashkët të Rajonit të Lindjes së Afërt të Gjërë dhe Afrikës Veriore”, e cila parashihte “raportime të rregullta mbi gjendjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, takime të rregullta në nivel ministror me tematikë reformat politike dhe ekonomike krahas mbledhjeve të shoqërisë civile dhe liderve të biznesit”.

Agjenda e fshehtë

Ish presidenti egyptian Hosni Mobarak këtë agjendë e quajti “deluzion të pastër që nëpërmjet përpjekjeve për imponim nga jashtë të reformave do të sjellë anarkinë në Lindjen e Mesme”, ndërsa presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak derklaroi në mënyrë profetike, me 9 qershor 1919 se agjenda e miratuar “provokon ndryshime që do të ushqejnë rrezikun e ekstremizmit dhe rënien në kurthin fatal të përplasjeve të qytetërimeve”. Zhvillimi i mëpasëm i ngjarjeve tregoi se ata kishin të drejtë

Kësisoj, ngjarjet të cilat në nisje, si edhe ngjarje të ngjashme të quajtura me emrin ngashnjyes revolucione, dukeshin si revoltë spontane dhe kryengritje e popjve arabë kundër rregjimeve diktatoriale shtypëse dhe të korruptuara në shtetet e Lindjes së Mesme, në vitet që vijuan shfaqën fytyrën e tyre të përgjakshme, ndryshuan hartën gjeopolitike të rajonit dhe në përmbyllje sollën në skenë ISIL-in dfhe të gjitha ato që sot quhen terrorizëm. Për kushedi të satën herë në histori “pakënaqësia popullore” e pabesueshme u shndërrua në masakër të popujve dhe grupimeve fetare. A mund të përmbyllej ndryshe, veçse me triumfin e islamikëve dhe gjakderdhjen që e shoqëroi, përpjekja e jashtme e shartimit të demokracisë të tipit perëndimor në shoqëritë e Lindes së Mesme dhe përmbysja e rregjimeve autoritare shekullare që ishin diga e vetme e sigurisë përballë organizatave islamike në shtetet përkatëse.

Këtë e pati kptuar madje edhe Mohamed el-Baradei, një prej udhëheqësve të revolucionit në Egjipt dhe kundërshtar i Hosni Mubarakut, i cili pas fitores së islamikëve mbështeti, as më shumë e as më pak, por grushtin e shtetit të gjeneralit Abdel el-Sisi që përmbysi dhe burgosi udhëheqësit e organizatës Vëllezërit muslimanë dhe luftoi me islamikët. Këtë e dinin mjaft mirë organizatorët e kaosit të kontrolluar, por qëllimet e tyre në nisje ishin krejt tjerë nga dëshira naive e Baradeit me demokracinë egjiptiane. Gjoja revolucioni demokratik për ata ishte vetëm mjet  për rirreshtime të planizuara gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe vizatim përsëri i hartave të konstruksionit një shekull të vjetër të krijuar nëpërmjet marrveshjes së fshehtë franko-britanke Sajks-Piko dhe të miratuar e Paqen e Sevrës të vitit të kahershëm 1920.

Gjoja shqetësimi

Këtu kemi të bëjmë e një agjendë afatgjatë të SHBA-ve dhe fuqive europiane, gjë të cilën e dinte shumë mirë Sekretari i përgithshëm i Lidhjes Arabe, e për pasojë, lutja e tij në konferencën e lartpërmendur në Athinë në vitin 2019, ishte më shumë një tregim demonstrativ i gjendjes së gjërave në të cilat nuk mund të ndikohet sesa rezultat i besimit se ndryshimet janë të mundshme.

Thënë thjesht, strategjinë e madhe amerikane dhe europiane të riformatimit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut që synon krijjimin e parakushteve për realizim të plotë të interesave strategjike, ekonomike dhe politike të mbuluara me gjoja shqetësimin për begatinë e botës arabe, do ta vazhdojë, me kapacitet të plotë edhe administrata e re e Uashingtonit, pa marrë parasysh se çfarë vërejtjesh pati kreu i Lidhjes Arabe ose kushdo tjetër nga bota arabe. Në këtë kontekst nuk përjashtohen përmbysje të reja të dhunshme në rajonin e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme në një përpjekje të re për realizimin e asaj që nuk është aritur në dhjetë vitet e fundit.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-arapsko-proljece-u-dimu-je-postalo-zima/

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA