Presidenti Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se do të dekretojë çdo shumicë që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I ftuar në një televizion lokal, Meta tha se PS ka qenë një parti demokratike duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për tjetërsimin e saj.

Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai.

Jam i vetmi politikan në Shqipëri, që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor. Partia Socialiste ka qenë një parti demokratike, Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”, tha Meta.