Presidentja e Kosovës uron Partinë Socialiste për fitoren e 25 prillit dhe "hakmerret" ndaj Kryeministrit Rama.

Duket se liderit e Kosovës kanë pritur deri në certifikimin e  rezultateve të zgjedhjeve, të 25 prillit në Shqipëri, ndryshe nga liderit ndërkombëtare që  uruan që nga rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve.

Pas Kryeministrit Kurti, kur kanë kaluar dy ditë nga certifikimi i i zgjedhjeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar duke uruar PS për fitoren dhe PD për fushatën elektorale.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Një urim i tillë është konsideruar shumë i ftohtë dhe aspak miqësor pasi në asnjë fjalë nuk përmendët emri i liderit të kësaj partie dhe njëkohësisht kryeministrit të vendit z.Edi Rama. Aq më shumë kur ky urim vjen nga Kosova.

Vjosa Osmani është kritikuar se  "ka harruar" Edi Ramën në këtë mesazh urimi. Megjithatë duket se Znj. Osmani nuk harron. Ajo thjeshte ka përdorur të njëjtën gjuhë sikundër ka përdorur kryeminsitri i Shqiperise Z.Rama kundrejt saj vetëm disa javë më parë kur Zonja Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës. Zoti Rama preferoi të uronte institucionin e presidentit dhe procesin e zgjedhjes duke shmangur emrin e Znj.Vjosa Osmani.

"Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin", shkruante z. Rama në twiter në mesazhin tij drejtuar Presidentës së Kosovës.

Z. Rama mendoi të "hakmerrej" kështu pas vizites së Znj Osmani në Shqipëri në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentës së Kosovës, ku nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë, Osmani kritikoi minishengenin dhe kufijtë, po ashtu  i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të dënojë genocidin serb. Kjo vizitë u anatemua shumë edhe për vete faktin se Kryeministri i vendit bojkotoi fjalimin e saj në Parlamentin shqiptar.

Ndaj asnjë surprizë ndaj "hakmarrjes" që Presidentja Osmani i rezervon kryeministrit të Shqipërisë.

Si duket Kryeministri Rama në mandatin e tretë qeverisës do të ketë edhe një "opozitë" matanë kufirit(!)

/argumentum.al