Protesta për HEC në Mirditë, shoqërohen 20 persona,

Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Për protestat për fabrikën e ujit, mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës. Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit, dolën për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta. Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt.

Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.