Qeveria miraton marrëveshjen, Shqipëria do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse kundër koronavirusit ‘Sputnik V’. Marrëveshja është nënshkruar me datën 7 prill ndërmjet ‘Human Vaccine’ LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtim të Shqipërisë dhe Insitutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 ‘Sputnik V’, të zhvilluar nga Insituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë Rusi dhe sot është botuar në fletoren zyrtare.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.