Rama uron festën e “Zojës së Shkodrës”: Urtësia e saj i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë!

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët katolikë për festën e Zojës së Shkodrës.
Në një mesazh urimi, Kryeministri Rama shprehet se “urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë

“Urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh!

Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë”, shkruan në Rama në postimin e tij në Facebook.