Takimi me Bashën, Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar sot liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD.

Takimi vjen një ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim përsëriti se SHBA nuk mbështesin asnjë parti politike, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë e të sigurt.

Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas takimit 40-minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

/argumentum.al