Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy policë dhe një qytetar

Mesditën e kësaj të marte, në Mamurras janë plagosur  dy punonjës policie. Ndërkohë mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një qytetar.

Njëri prej policëve është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me sende të forta. Efektivët e  patrullës së policisë të lënduar në krye të detyrës janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj ndërsa qytetari Nikoll Vorfi. Në të gjithë zonën janë ngritur patrulla dhe pika kontrolli për të kapur autorët.

Drejt vendngjarjes nga Tirana janë nisur Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.