Unioni i Kontrollit Ajror Europian në mbështetje të kolegëve të tyre në Shqipëri

Unioni Europian i Kontrollit Ajror përmes një shkrese zyrtare i drejtohet hapur institucioneve se është në mbështetje të kolegëve shqiptarë të cilët protestojnë pasi janë në gjendje stresi pas uljes së pagave dhe shkarkimit të disa kolegëve të tyre.

Sindikata Europiane e Kontrollit Ajror thekson se padrejtësisht e njëjta situatë është përsëritur më herët edhe në Poloni dhe shpreson se Sindikata shqiptare së bashku me 60 punonjësit e Kontrollit Ajror do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sindikata thekson domosdoshmërinë për qetësinë e këtyre punonjësve të cilëve “padrejtësisht ” u është ulur paga.