Xi Jinping-u: Kina përparon së bashku me Azinë, zhvillohet së bashku me botën

Të martën paradite në Boao të provincës Hainan të Kinës Jugore u hap mbledhja vjetore të Forumit të Boaos për Azinë për vitin 2021. Në ceremoninë e hapjes kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një videofjalim të rëndësishëm.

Xi Jinping-u theksoi se, prej 20 vjetësh, vendet aziatike kanë nxitur thellësisht integrimin e ekonomisë rajonale dhe kanë bashkëpunuar për të promovuar zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe kthimin e Azisë në rajonin më dinamik dhe me potencial më të madh rritjeje në ekonominë globale. Si një anëtare e rëndësishme e familjes aziatike, Kina ka thelluar vazhdimisht reformën e hapjen, ka promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin rajonal, ka përparuar së bashku me Azinë dhe është zhvilluar së bashku me botën. Forumi i Boaos ka dëshmuar udhëtimin e jashtëzakonshëm të Kinës, Azisë e botës dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të Azisë dhe botës.

Presidenti i Kinës tha më tej që çështjet ndërkombëtare duhet të diskutohen dhe trajtohen nga të gjithë. E ardhmja dhe fati i botës duhet të kontrollohen nga të gjitha vendet. Rregullat e vendosura nga një ose disa vende nuk duhet të imponohen te të tjerët, dhe unilateralizmi i vendeve të veçanta duhet të mos i imponohet tërë botës. Bota duhet të jetë e drejtë, dhe jo disa të mbizotërojnë mbi të tjerët. Një vend i madh duhet të sillet si një vend i madh dhe të tregojë më shumë përgjegjësi.

Xi tha gjithshtu se pavarësisht se sa shumë zhvillohet, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm, ekspansion, sfera influence dhe garë armatimi. Kina do të vazhdojë të jetë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar. Ai vuri në dukje gjithashtu se në marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, në plan të parë duhet të vihen barazia, respekti e besimi i ndërsjellë, ndërsa diktati dhe ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera janë jopopullore. Duhet të promovohen paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia e liria dhe të nxiten shkëmbimet midis qytetërimeve të ndryshme, për të çuar përpara qytetërimin njerëzor.

Lidhur me nismën "Një brez, një rrugë", Xi tha se e cila është një udhë e ndritshme për të gjithë dhe jo një rrugicë private. Të gjitha vendet e interesuara mund të marrin pjesë në këtë nismë për të përfituar së bashku. Ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" kërkon zhvillimin e përbashkët dhe është plot me shpresa.

Xi Jinping-u u shpreh po ashtu se pritet që deri në vitin 2030, "Një brez, një rrugë" të ndihmojë 7.6 milionë njerëz në botë të shkëputen nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë të tjerë të dalin nga niveli i mesëm i varfërisë. Kina do t'i përmbahet frymës së përfshirjes dhe është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me palët e ndryshme pjesëmarrëse për të dhënë kontribut aktiv për pakësimin e varfërisë dhe për zhvillimin e lulëzimin e përbashkët të njerëzimit.

Në fund të fjalimit Xi theksoi se epoka e tanishme është plot me sfida dhe shpresa. Ku do të shkojë shoqëria njerëzore? Çfarë lloj të ardhmeje do të krijojmë për brezat e ardhshëm? Kina propozon që vendet e Azisë dhe të botës duhet t'i përgjigjen thirrjes së kohës e të punojnë së bashku për të kapërcyer epideminë, për të forcuar qeverisjen globale dhe për të arritur përparim të vazhdueshëm drejt ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Në epokën e globalizimit ekonomik, hapja dhe integrimi janë një prirje historike e pandalshme. "Ndërtimi i mureve" artificiale dhe "shkëputja" shkelin ligjet e ekonomisë e të tregut dhe dëmtojnë të tjerët./Cri