Zgjedhjet në 25 prill/ Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Lajmin e ka bërë vetë Kim, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se në takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.  Veliu konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.“- shkruan Kim.