Zgjedhjet- procesi i numërimit/ Ambasadorja Kim: SHBA është me ju, deri në fund!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e shoqëruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, bën me dije se ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, në qendrat tek Vasil Shanto dhe Shkolla e Kuqe.

Ndërsa ka falënderuar stafin që është angazhuar në këtë proces, Kim bën apel që të presin rezultatet përfundimtare.

Ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e Shqipërisë, – shkroi Ambasadorja Kim në Fb. –  Me Ilirjan Celibashin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  vizitova qendrat e numerimit në “Vasil Shanto” dhe Shkolla e Kuqe.

Punë të mbarë dhe faleminderit të gjithë numëruesve dhe stafit që punon gjithë natën. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!” ka theksuar ambasadorja amerikane.