3-vjetori i Shoqatës ZCGA/ Marinko Culafic: Komuniteti malezez, urë lidhëse midis Malit të Zi dhe Shqipërisë!

Minoriteti malazez në Shqipëri tashmë  prej 3 vitesh ka arritur të ketë zërin e saj falë Shoqatës ZCGA dhe kryetarit të kësaj shoqate Z. Marinko Culafic.

Sot shoqata ZCGA ka përvjetorin e 3-të të krijimit të saj, ndaj dhe Z. Culafic duke shprehur falenderimet për anetarët e saj dhe gjithë komunitetin malazez, thekson se ky  komunitet eshte një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Malit të Zi dhe Shqipërisë si promovues i vlerave dhe kulturës.

Sot, shoqata ZCGA - Komuniteti Malazez në Republikën e Shqipërisë ka përvjetorin e 3-të të krijimit të saj. Megjithëse një shoqatë e re, kemi arritur të realizojmë me sukses programin tonë deri tani dhe shpresojmë në të ardhmen të vazhdojmë aktivitetet tona për të përmbushur objektivat kryesore për promovimin e vlerave Malazeze te njerëzit tanë në Shqiperi dhe  për të qenë vazhdimisht si komunitet një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në fund një falenderim nga zemra për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, por sidomos për anetarët e ZCGA-së”!

Shoqata ZCGA u krijua menjëherë pas miratimit me ligj të pakicës malazeze  nga  iniciativa personale e Z. Culafic. ” Fillimisht  nëpërmjet rrjeteve sociale arritëm të mblidheshim një grup qytetarësh shqiptarë me origjinë malazeze nga Elbasani, Tirana dhe Durrësi dhe të krijonim shoqatën e Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë. Brenda një kohe të shkurtër u bëmë të njohur permes aktiviteteve të zhvilluara por megjithatë kemi ende mjaft punë për të realizuar bashkimin e të gjithë qytetarëve me origjinë malazeze që jetojnë në territorin e Shqipërisë”.

Një nga objektivat kryesore, përveç bashkimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve shqiptarë me origjinë malazeze, është edhe zbulimi, mbrojtja, promovimi dhe zhvillimi i zakoneve, gjuhës, muzikës, artit, folklorit dhe kulturës malazeze. Ruajtja dhe promovimi  i diversitetit kulturor bëjnë pjesë në parimet themelore të Bashkimit Evropian, thekson Z. Culafic.

/argumentum.al