76-vjetori i Fitores mbi Fashizmin/ Ambasadori Mikhail Afanasiev uron veteranët e Rusisë dhe Shqipërisë: ”Trimëria dhe përkushtimi juaj ndaj Atdheut ndihmuan në ndryshimin e rrjedhës së historisë botërore”

Në 76-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Z. Mikhail Afanasiev, duke uruar në mënyrë të veçante veteranët rus dhe shqiptarë.

Ne asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e paçmuar të popullit shqiptar në kauzën e përbashkët të mposhtjes së nazizmit - mijëra bij e bija të Shqipërisë dhanë jetën për një të ardhme të paqtë të popullit të tyre, duke tërhequr forcat e divizioneve fashiste në Ballkan e duke afruar, në këtë mënyrë, fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Falë guximit dhe heroizmit të popullit të saj në luftën kundër fashistëve, Shqipëria u bë një nga vendet e pakta evropiane që u çlirua me forcat e veta, pa pjesëmarrjen e trupave të huaja”, shprehet ambasadori ne mesazhin e tij.

***

Mesazh i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev
me rastin e 76-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike,

Tiranë, 9 maj 2021

Të dashur miq!

76 vjet më parë, në maj të vitit 1945, pushuan breshëritë dhe krismat e fundit të Luftës së Madhe Patriotike– të parët tanë heroikë u sollën popujve të Evropës paqen dhe lirinë e shumëpritur. Për qytetarët rusë Dita e Fitores është festa më popullore, shpirti patriotik dhe traditat e së cilës transmetohen nga brezi në brez. Dhe pas gati tetë dekadash, si më parë, ne mbushemi me krenari për gjyshërit e etërit tanë që mposhtën nazizmin, për poput tanë që fituan një betejë të panjohur më parë nga historia. Përulemi para atyre, që mbrojtën të drejtën për të jetuar dhe luftuan për jetën e brezave të ardhshëm, nderojmë heronjtë e rënë në fushat e betejave dhe ata që sot jetojnë.

Fitorja jonë e përbashkët mbi nazizmin është një mësim i rëndësishëm për të gjithë njerëzimin. Ai është i rëndësishëm veçanërisht sot, kur, për fat të keq, ka nga ata që ndërmarrin aventura të papërgjegjshme, diskreditojnë veprën e paraardhësve, falsifikojnë historinë, kënaqin pasuesit dhe imituesit e neo-nazistëve, duke i përdorur ato për qëllime vetjake përfitimi gjeopolitike.

Është detyrë e brezave të sotëm të kujtojnë mësimet e historisë, t’i njohin ato, në mënyrë që ngjarjet e tmerrshme të 80 viteve më parë të mos përsëriten më kurrë. Është e nevojshme të bëjmë gjithçka është e mundur për të ruajtur kujtesën historike lidhur me heroizmin e gjithë heronjve të luftës, si në Rusi, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë nuk kanë nevojë të vdekurit! Kanë nevojë të gjallët! Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund t’u rezistojmë orvatjeve të shumta për të shtrembëruar të vërtetën në lidhje me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore.

Ne asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e paçmuar të popullit shqiptar në kauzën e përbashkët të mposhtjes së nazizmit - mijëra bij e bija të Shqipërisë dhanë jetën për një të ardhme të paqtë të popullit të tyre, duke tërhequr forcat e divizioneve fashiste në Ballkan e duke afruar, në këtë mënyrë, fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Falë guximit dhe heroizmit të popullit të saj në luftën kundër fashistëve, Shqipëria u bë një nga vendet e pakta evropiane që u çlirua me forcat e veta, pa pjesëmarrjen e trupave të huaja.

Unë do të doja t’u drejtohesha veçmas veteranëve të Rusisë dhe Shqipërisë - trimëria juaj e pashembullt, forca dhe përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm ndaj Atdheut ndihmuan në ndryshimin e rrjedhës së historisë botërore dhe në krijimin e brezave të ardhshëm. Ju nuk u dorëzuat, nuk u drodhët, nuk u thyet dhe nuk u tërhoqët para një armiku të rrezikshëm, duke kapërcyer të gjitha pengesat e pamendueshme dhe rrëmbyer Fitoren e shumëpritur. Të dashur veteranë, Ju falenderojmë nga zemra për heroizmin tuaj të pashembullt në emër të çlirimit të njerëzimit nga murtaja naziste. Nëse nuk do të ishit Ju, ka të ngjarë që ne thjesht nuk do të ekzistonim tani. Të gjithë jemi thellësisht borxhlinj ndaj Jush. Përulemi me nderim!

Lavdi e përjetshme heronjve të rënë në luftë kundër nazizmit dhe fashizmit! Rrofshin veteranët që morën pjesë në luftën antifashiste! Gëzuar festën, të dashur miq! Gëzuar Ditën e Fitores!

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Mikhail Afanasiev,

 

© Argumentum