Alban Ramosja fiton në “Kënga Magjike 2021”

Çmimin kryesor të festivalit ”Kënga Magjike 2021” e rrëmbeu kënga ”Thikat e mia” e kënduar nga Alban Ramosaj.

Këngëtari jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike.

Në vendin e dytë u renditen Flori Mumahejsi dhe Kljadi Haruni me këngën “”E para”.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit veç çmimit kryesor kishte vetëm 2 çmime: Best New Artist, të cilin e mori Urban Band me këngën “Edhe një natë”, Best International Artist fituese e të cilit ishte këngëtarja Nutsa me këngën “we are one”.

Ky është edicioni i 22-të i festivalit “Kënga Magjike”.