Antony Blinken: Ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij shpallen "nongrata" në SHBA

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken shpall "non ngrata" ish-kryeministrin dhe Ish-presidentin e Shqipërisë Z. Sali Berisha  dhe familjen  e tij .“Veprimet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri", thotë Blinken.

"Në deklaratën e tij zoti Blinken thotë mes të tjerash se në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes".

Sekretari i Shtetit Blinken njofton:

“Veprimet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.” Sekretari i Shtetit Blinken.

 

/argumentum.al