Bënte video në ‘Tik-Tok’ brenda ambienteve të Gjykatës, ILD urdhëron nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

ILD ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani pasi  bënte video në ‘Tik-Tok’ brenda ambienteve të Gjykatës së Elbasanit.

Në njoftimin zyrtar, ILD bën me dije se është njohur me disa materiale filmike të shpërndara nëpër media për këtë magjistratë.

NJOFTIMI I ILD

Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin.

/ argumentum.al