Biden, bisedë telefonike me Netanyahun: ”Izraeli ka të drejtën për të mbrojtur veten”

Presidenti Biden tha se ai kishte folur me Kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit "për një kohë" të Mërkurën mes përshkallëzimit të luftimeve midis Izraelitëve dhe Palestinezëve dhe pohoi "mbështetjen e tij të palëkundur" për "të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten".

Uashingtoni ka thënë se do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindje të Mesme, me qëllim të uljes së tensioneve në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, tha Z. Biden në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Shtëpia e Bardhë, tha se Z. Biden "dënoi" sulmet me raketa ndaj Izraelit dhe shtoi se pozicioni i Shteteve të Bashkuara është që Jeruzalemi të jetë "një vend i paqes".

Biden gjithashtu tha se zyrtarët e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të administratës së tij kishin qenë dhe do të qëndronin "në kontakt të vazhdueshëm" me homologët e tyre në Lindjen e Mesme.