Bosnja e Hercegovina nuk mbështet vrasjet e civilëve në Gaza nga Izraeli

Duke reaguar ndaj publikimi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në mediat sociale, në të cilin ai vendosi flamujt e vendeve që pretendohet se mbështesin sulmet izraelite në Gaza, Shefik Xhaferoviç, anëtari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, theksoi se vendi i tij nuk mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjen e civilëve të pafajshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

"Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur flamurin e Bosnjë dhe Hercegovinës pranë flamujve të vendeve që mbështesin veprimet aktuale të Izraelit. Mesazhi im drejtuar kryeministrit Netanyahu është se Bosnja dhe Hercegovina nuk mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjen e civilëve të pafajshëm në Gaza nga forcat ushtarake izraelite. Unë e nxis kryeministrin Netanyahu të ndalojë sulmet disproporcionale në Gaza dhe të kontribuojë në paqe për popullin palestinez dhe izraelit", tha Xhaferoviç.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, jetën kanë humbur 181 palestinezë, përfshirë 52 fëmijë.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga ajri dhe nga toka që nga 10 maji. Përkundër reagimeve nga e gjithë bota, Izraeli vazhdoi sulmet e ashpra në Gaza natën e kaluar.