Defender Europe 21/ Ambasada Amerikane: Tri gjeneralë me katër yje mbërrijnë në Shqipëri

Tri gjeneralë me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të ndjekur nisjen e stërvitjes ushtarake më të madhe në Ballkanin Perendimor, “DefenderEurope21”.

Ditën e sotme në Rinas kanë mbrritur Gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjenerali Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjenerali Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.