“Defender Europe 21”/ Peleshi: Shqipëria mirëpret tre nga stërvitjet ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha sot se Shqipëria mirëpret tre nga stërvitjet ushtarake të “Defender Europe 21”: Immediate Response, Saber Guardian dhe Astral Knight.

“Defender Europe 21” përbëhet nga disa stërvitje që zhvillohen njëkohësisht në thuajse gjithë Europën. Shqipëria mirëpret 3 nga këto stërvitje ushtarake. Immediate Response, Saber Guardian dhe Astral Knight të cilat do të zhvillohen në bazat ushtarake shqiptare”, shprehet ai.

Stërvitja “Defender Europe 2021”, e cila ka nisur prej 4 majit në vendin tonë po demonstron aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ajo zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.