"Duke pritur Godonë”, Kryeministri Rama: Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë një postim ironizues në Twitter, sa i takon procesit të çeljes së negociatave me BE-në, për të cilin thotë se i ngjan me kryeveprën e Samuel Beckett, ”Duke pritur Godonë”.

Rama është i zhgënjyer nga ky proces i tejzgjatur në kohë për çeljen e negociatave.

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme) Future of Europe“, shkruan Rama në postimin e tij.