“Faleminderit që përkrahni vetëmbrojtjen tonë”. Kryeministri izraelit falënderon Shqipërinë për mbështetjen

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar zyrtarisht Shqipërinë dhe 25 shtete të tjera për përkrahjen e treguar ndaj tyre, në konfliktin me Palestinën.

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkruan Netanyahu në Tqitter, duke vendosur të gjithë flamujt e shteteve që u solidarizuan.