Foto/ Rusia feston Ditën e Fitores së Luftës së Dytë Botërore me paradën e madhe ushtarake tradicionale në Moskë

Në Rusi është festuar me një ceremoni 76-vjetori i fitores së ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

Në Sheshin e Kuq në kryeqytetin e Moskës u mbajt një paradë ushtarake në kuadër të 9 Majit - Ditës së Fitores.

Në ceremoni krahas presidentit rus Vladimir Putin, presidentit të Taxhikistanit Emomali Rahmon, kryeministrit rus Mikhail Mishustin, anëtarëve të kabinetit dhe veteranëve morën pjesë mbi 12 mijë ushtarë.

Putin gjatë një fjalimi në fillim të paradës ushtarake tha se duhet të nxirren mësime dhe rezultate nga historia. "Fatkeqësisht po bëhen përpjekje për të ripërdorur shumë nga ideologjitë e nazistëve të cilat pranojnë teori absurde se janë superiorë. Sot shikojmë përpjekjet e tyre për të rishkruar historinë, për të nxjerrë të drejtë tradhtarët dhe fajtorët të cilët në duart e tyre kanë gjakun e qindra mijëra njerëzve", tha Putin.

May be an image of outdoors

 

Ai theksoi se Rusia do të vazhdojë të ofrojë sigurinë për popullin e saj dhe do vazhdojë të mbrojë vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e saj kombëtare.

Në paradën ushtarake që filloi pas fjalimit të Putinit u ekspozuan 190 mjete dhe pajisje ushtarake, përfshirë tankun e gjeneratës së tretë "Armata", tankun e modernizuar të modelit T-72B3M, sistemi raketor balistik me rreze të shkurtër "İskender-M", sistemet raketore Buk-M3 ve TOP-M2, sistemin kundërajror raketor me rreze të shkurtër dhe të mesme tokë-ajër "Pantsir-S", sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-400 dhe sistemi raketor balisitik ndërkontinental "Yars".

Mbi qiellin e Sheshit të Kuq fluturuan mbi 76 avionë dhe helikopterë të përbërë nga avioni luftarak i gjeneratës së 5-të Su-57, avioni MIG-31K, që mbart sistemin raketor hipersonik, avionët gjuajtës Su-30CM dhe Su-35C si dhe avionët bombardues strategjik Tu-95 dhe Tu-160.

Më pas Putin dhe presidentit të Taxhikistanit, Rahmon, vendosën lule dhe mbajtën qëndrim nderi në monumentin e Ushtarit të Panjohur i cili ndodhet pranë pallatit të Kremlinit.

RT

Dita e Fitores - 9 Maji festohet me paradë ushtarake dhe pjesëmarrjen e qytetarëve edhe në qytete të tjera të vendit.

/argumentum.al