Ish-ambasadori shqiptar, Shaban Murati: Tirana dhe Prishtina duhet ta shpallin Presidentin çek “persona non grata”

"Shqipëria, që është anëtare e NATO-s dhe Kosova si shtet i pavarur, të cilat kanë marrëdhënie diplomatike me Çekinë, do të duhet të ndërmarrin një hap që ta shpallnin presidentin çek Milosh Zeman “persona non grata”, sepse antishqiptarë si ai nuk mund të lejohet të mos kenë përgjigjen e merituar", shkruan ish-ambasadori shqiptar  Shaban Murati në analizen e tij për Gazeten “DITA”

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, ne takimin zyrtar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Pragë në 18, Milosh Zeman, deklaroi se ai i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në 1999.

Do të doja të përfitoja nga kjo mundësi për të kërkuar ndjesë për bombardimin e ish-Jugosllavisë”, tha Zeman gjatë një vizite zyrtare në Pragë me presidentin serb Aleksandar Vucic.

Nuk ka ndonjë informacion nga takimet në Tiranë në 23 maj të ministrit të jashtëm çek, Jakub Kulhanek, nëse ai kërkoi të falur për deklaratat skandaloze antishqiptare të presidentit të tij dhe nuk ka informacion gjithashtu nëse zyrtarët shqiptarë i kërkuan atij shpjegime për skandalin e kryetarit të shtetit çek.

Presidenti i një shteti anëtar të NATO-s, shtet që mori pjesë në ndërhyrjen e Aleancës Atllantike në Serbi për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrën më cinike dhe kriminale i kërkon falje Serbisë. Pra i kërkon falje Sllobodan Millosheviçit dhe gjithë kriminelëve serbë, që organizuan dhe drejtuan masakrat në Kosovë, ku vranë afër 20 mijë shqiptarë, zhduken mijra banorë të pafajshëm, përdhunuan 20 mijë gra e vajza shqiptare, dëbuan me dhunë një milion shqiptarë nga vatrat e tyre, etj.

Për spastrimin etnik, masakrat dhe varret masive në Kosovë, ushtarakët dhe zyrtarët kriminelë serbë janë dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Kjo që bën presidenti çek është njësoj sikur një shtet i koalicionit botëror antifashist pas Luftës së Dytë Botërore t’i kërkonte falje qeverisë së Hitlerit për bombardimet, që fuqitë aleate ndërmorën mbi Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është një qëndrim skandaloz, që shpreh jo vetëm disekuilibrin mendor dhe moral të presidentit filoserb dhe filorus të Çekisë. Por është një përpjekje kriminale për të krijuar një narrativë të deformuar historike, që mbron agresionin dhe masakrat kriminale të Serbisë në Kosovë në vitet 1998-1999. Një përpjekje e turpshme për të ç’fajësuar Serbinë e Millosheviçit, e ngjashme me çdo përpjekje të çmendur për të ç’fajësuar nazistët e Hitlerit.

Shqipëria, që është anëtare e NATO-s dhe Kosova si shtet i pavarur, të cilat kanë marrëdhënie diplomatike me Çekinë, do të duhet të ndërmarrin një hap dhe një veprim që t’i dëshmojnë Pragës dhe NATO-s se kupa e durimit diplomatik ndaj presidentit çek është mbushur dhe po derdhet prej kohësh. Ndaj do të ishte në dinjitetin shtetëror të Shqipërisë dhe të Kosovës që ta shpallnin presidentin çek Milosh Zeman “persona non grata”, sepse antishqiptarë si ai nuk mund të lejohet të mos kenë përgjigjen e merituar.

Kujtojm se synimi kryesor i fushatës 3 mujore të bombardimeve ishte tërheqja e Slobodan Milosevic dhe ndalimi i dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. Milos Zeman, asokohe kryeministër, tha se vendi i tij ishte “ndër të fundit në NATO” që miratuan sulmet ajrore.

Marrë me shkurtime nga “Gazeta Dita”

/argumentum.al