"Iu mohua hapësira ajrore nga BE"/ Lejohet të ulet në Rinas avioni me operatorë turistike nga Bjellorusia,

Është ulur në aeroportin e “Nënë Tereza”, avioni i parë nga Bjellorusia pas ndalimit të përdorimit të hapsirës ajrore nga Bashkimi Europian, për fluturimet e këtij shteti. Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme. Ky vendim duket se ka ardhur pas konfirmimit se pasagjeret në këtë avion ishin operatorë turistike.

Ky vendim është mirëpritur nga Përfaqësia Tregtare e Bjellorusisë në Shqiperi, e cila në njoftim për mediat falendëron Shtetin Shqiptar dhe “Albcontrol-in” për lejimin e uljes së avionit bjellorus në Rinas. Kjo për faktin se në avion ndodheshin grupe turistike dhe agjenci të promovimit të turizmit.

Përfaqësuesi zyrtar i Dhomës së Tregtisë së Bjellorusisë në Shqipëri, Z. Aleksandër Gjurbavija e vlerëson këtë vendim, si një kontribut  të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vend dhe ekonomisë shqiptare në veçanti”, thuhet më tej në këtë njoftim.

Duhet theksuar gjithashtu se pas pandemisë, turizmi është një nga fushat ekonomike ku ka marrë goditjen më të rëndë, ndaj të gjiithë operatorët turistike presin që ky sezon do të jetë shumë i suksesshëm, ku mundësia  e vetme janë turistët e huaj.

May be an image of text

 

Kujtojme se krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t'u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.

Keto sanksione erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjelloruis që çoi në arrestim e një gazetari opozitar bjellorus. BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich.

/argumentum.al