Kadri Veseli kthehet në Mitrovicë, babai i tij në gjendje të rëndë shëndetsore

Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara, Angela Griep, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Babai i Kadri Veselit ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë.

Kadri Veseli është parë sot gjatë ditës duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Griep.