Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë/ Yuri Kim: SPAK, Policia e DEA luajtën rol të rëndësishëm në goditjen kundër trafikantëve

Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas kapjes së 400 kg kokainë në Kosovë. Përmes një postimi të bërë në Twitter, Kim shkruan se kjo është një arritje që vjen pas një bashkëpunimi të fortë mes SPAK dhe policisë së shtetit shqiptar.

Ndër të tjera, Kim shkruan se DEA ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë luftë kundër trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar.

“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të fortë midis. SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, me DEA Washington DC, luajti një rol të rëndësishëm në këtë luftë kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”. shkruan Kim.

foto galeri