Konflikti bullgar me Maqedoninë- kalë Troje i BE-së në Ballkanin perëndimor

Portali Demostat 18.05.2021[i]

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Shkupi, sëbashku me Tiranën, mori “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve për antarsim me BE-në në kulmin e pandemisë së korona virusit në muajin mars të vitit të kaluar. Megjithatë punët nuk shkuan ashtu siç e priste pushteti në Maqedoninë e Veriut, sepse marrja e një vendimi pozitiv mbi fillimin e bisedimeve pa datë mbi konferencën e parë ndërqeveritare, e cila është fillim simbolik në këtë proces bisedimesh, nuk do të thotë asgjë. Me këtë u rrëzua edhe teza 30-vjeçare mbi atë se Athina ishte frenuesja e vetme në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

Në mënyrë të befasishme u shfaq një barrierë e re, tashmë në pamjen dhe punën e Sofjes zyrtare, e cila është pjesë e Bashkimit Europian që nga vitit 2007. Megjithëse kryeministri maqedonas aktual Zoran Zaev sëbashku me kolegun bullgar Bojko Borisov me 1 gusht të vitit 2017, vetëm tre muaj pas ardhjes ë pushtet, nënëshkroi Marrëveshjen e shumëpritur për miqësinë dhe bashkëpunimin, gjithsesi pushteti në Sofje vendosi të bllokojë fillimin e bisedimeve për antarsim të BE-së me Maqedoninë e Veriut, duke pohuar se pushteti në Shkup vepron kundër neneve të marrëveshjes ssë mësipërme. Parë nga këndvështrimi i qytetarëve maqedonas, ndoshta këto pohime edhe mund të ishin të sakta në kohën që në krye të vendit ishte i famshmi Nikolla Gruevski, por duke patur parasysh politikën që bën Zaevi, si dhe kopromiset që ai është i gatshëm të bëjë, si puna e atij për ndryyshimin e emrit kushtetues, vështirë të konkludosh se pushteti në Shkup bën ndonjë gjë në linjën e propagandës nacionaliste të orientuar kundër Bullgarisë. Megjithatë pala bullgare nuk hap rrugë -  akuzohet elita politike dhe akademike maqedonase për irridentizëm, ndërsa kërkon në të njëjtën kohë që maqedonasit ta pranojnë se kanë prejardhje bullgare, si dhe për atë që gjuha maqedonase është formuar “në themelet” e gjuhës bullgare. Dhe jo vetëm kjo. Këtu bën pjesë edhe neni i diskuteshëm i marrëveshjes ndërshtetërore mbi të ashtuquajturën histori të përbashkët e cila prej më shumë se një viti ka bllokuar efikasitetin e komisionit historik maqedono-bullgar që do të duhet të saktësojë se çfarë është e përbashkët në historinë e këtyre dy vendeve, ose më saktë këtyre dy popujve.

Nëse krahasojmë ngadalsimin maqedono-bullgar, me konfliktin rreth emrit Maqedoni mes Athinës dhe Shkupit, është e vështirë ta pranosh tezën se Sofja na qënka kaq e fortë saqë të bllokojë integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, aq më shumë kur një gjë e tillë është në interes të shteteve “të vjetër” antarë të Unionit si Gjermania, Franca, Hollanda... Të bëjmë një retrospektivë të shkurtër – Athina e pati imponuar konfliktin që me aktin e fitimit të shtetësisë maqedonase, pra pothuajse për tridhjetë vite nuk bëri lëshim nga pozicioni i saj shtetëror në lidhje me këtë çështje, në një kohë që bëhej fjalë për një vend i cili ishte antar i BE-së që prej pothuajse 40 vitesh Nga ana tjetër, na del Sofja, e cila në mënyrë periodike i ka ftohur marrëdhëniet me pushtetin në Shkup, por fillimisht kudesej që shteti maqedonas të mos afrohej tepër me Serbinë dhe luante me të kartën “ngrohtë-ftohtë”. Megjithatë, pas tejkalimit të konfliktit mes Shkupit dhe Athinës, Sofja u bë “frenuesi” kryesor në rrugën maqedonase drejt BE-së, duke kërkuar, siç ka pohuar kryemiistri maqedonas Zaev, që të bisedohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Dhe këtu ndalojnë të gjitha shpresat për integrimin e përshpejtuar europian të Maqedonisë së Veriut. BE-ja vazhdon më tej të mbështesë formalisht fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, në paketë, por janë gjithnjë e më të shpeshta zhurmat se më parë duhet zgjidhur konflikti me Sofjen, e pastaj fillimi i bisedimeve me Shkupin. Madje edhe komisari europian Oliver Varhelji, gjatë vizitës së paradokohëshme në Shkup, porositi se është e mundur ndarja e procesit të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nëse nuk arrihet zgjidhje me Bullgarinë. Megjithëse këtë qëndrim shumë shpejt e përgënjështruan shefja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen si dhe shefi i diplomacisë europiane Josep Borel, duke pohuar se nuk do të ndodhë ndarja në bisedime me BE-në mes Shkupit dhe Tiranës, shpresat që Maqedonia e Veriut të fillojë procesin e antarsimit në muajin qeshor 2021, siç ishte paralajmëruar, janë gjithnjë e më të panjohura. Këtë dyshim e shton akoma më shumë edhe qeveria teknike në Bullgari dhe mbajtja e zgjedhjeve të përsëritura parlamentare në këtë vend në muajin korrik të këtij viti, pas  mossuksesit për formimin e qeverisë. Megithatë, madje edhe krerët e qeverisë së re teknike bullgare, kanë theksuar se Sofja nuk do të tolerojë në lidhje me çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve të saj me BE-në.

Pikërisht në këto momente duket se Sofja, ajo që është, me standartin me të ulët në kuadrin e vendeve të BE-së, njëkohësisht me problemet më të mëdha në Union, është bërë “lojtar kryesor” i cili determinon jo vetëm politikën e Brukselit ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe ndaj tërë rajonit të Ballkanit Pedrëndimor, i cili ngadalë por me siguri “ftohet” ndaj idesë mbi integrimin europian, sadoqë kjo momentalisht të duket e parrezikshme dhe josfiduese.

Pikërisht për këtë, duke patur parasysh rolin e Sofjes në Bruksel, edhe përkundër vendimmarrjes konsensuale në kuadrin e BE-së, shtrohet pyetja nëse vërtetë Bullgaria është barriera kryesore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së apo është vetëm një instrument në duart e të gjithë Brukselit “djathtist” i cili synon që paska në mënyrë afatgjatë të largohet  nga pozicioni “i vjetër”, ose më saktë nga politika e Selanikut, që është integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor? Në këto rrethana, vështirë të përcaktosh se “çfarë është në mes”. Bullgaria me siguri nuk është në gjendje ta bllokojë Maqedoninë e Veriut sipas qejfit të saj – dhe kjo të jetë në kundërshtim med politikën e BE-së dhe atë të vendeve kryesore antare. Akoma më e vështirë nëse këtu është edhe mbështetja e Uashingtonit, i cili ka kërkuar publikisht nga Sofja që ta “ulë traun“. Pikërisht për këtë hapen këto dy çështje kryesore, me të cilat do ta mbyllim këtë shkrim:

Sa është vërtetë në agjendën e Brukselit dhe mbi të gjitha të Parisit dhe Berlinit, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE, dhe sa kjo është një çështje e re në ndasinë në politikën e jashtme mes Brukselit nga njëra anë dhe Uashingtonit (dhe ndoshta edhe Londrës) në anën tjetër, në erën e pranisë gjithnjë e më të shprehur të Pekinit dhe Moskës në “lojërat” ballkano-perëndimore.

[i] https://demostat.rs/sr/vesti/ekskluziva/bugarski-spor-sa-severnom-makedonijom-trojanski-konj-eu-na-zapadnom-balkanu/1180

© Argumentum