Krimet në vend/ Presidenti Meta: Aktet kriminale të zbardhen menjëherë

Presdenti i Republikes Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, lidhur dhe me vrasjet e ndodhura sëfundmi.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Meta shkruan se duhen marr masa të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, teksa autorët duhet të dënohen.

“Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.”- shkruan Meta.

Postim i plotë:

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.