Kryeministri Rama e nis ditën me një lajm të mirë: 11 700 vaksina Pfizer do të mbërrijnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se nesër do të mbërrijnë në vendin tonë edhe 11 700 vaksina të kompanisë Pfizer.

Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama thekson se deri më tani janë kryer në total mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.