Kryengritja e gjeneralëve në pension dhe planet ambicioze të Erdoganit

Zoran Meter, Gjeopolitika[i]

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Ndër shtatë vende që kanë dalje në Detin e Zi, vetëm dy janë të rëndësishmet nga pikëpamja gjeopolitike- Rusia dhe Turqia. Nëse ato të dyja merren vesh mes tyre dhe vendosin rregulla të reja për shfrytëzimin e Ngushticës së Bosforit, nuk do të mbesë asgjë nga Konventa e Montrosë.

Faza më aktive e rikonfigurimit gjeopolitik të botës është në kulmin e saj. Krahas “trios” globalisht më të njohur, SHBA, Rusi, Kinë, në lojë kanë hyrë edhe një sërë vendesh rajonale, si BE-ja, që kërkon vendin e saj “nën diell” dhe, në një shkallë të madhe ose të vogël, nuk dëshiron t’ia nënshtrojë atë asnjërës prej fuqive globale, pavarësisht nga aleancat dhe partneritetet formale. Një prej këtyre fuqive rajonale me ambicje të madhe është patjetër edhe Turqia- vendi më shumë përparësi komparative (kjo para së gjithash ka të bëjë me pozitën e saj të shkëlqyer gjeografike në trekëndëshin e kontinenteve- të ashtuquajturit Botë e Vjetër - Azia,  Europa,  Afrika), me një popullsi të madhe dhe të re në moshë dhe të arsimuar, por me ndikim të madh politik, religjoz dhe kulturologjik nës tërë rajonin e Lindjes së Afërt. Por, Turqia është shtet i cili, në sajë të fatit historik, si trashëgimtare e Perandorisë Otomane të shkatërruar pas Luftës së Parë Botërore, ka mbetur si e hutuar dhe e lidhur me marrëveshje dhe konventa të ndryshme ndërkombëtare. Këto marrëveshje dhe konventa tani e frenojnë Turqinë, sëpaku kështu mendon Ankaraja, në perspektivën e saj zhvillimore dhe të  së ardhmes së ndritshme.

Dy prej këtyre marrëveshjeve obligatore janë Konventa e Montrosë dhe Marrëveshja e paqes së Lozanës, për të cilat në Turqi gjithnjë e më shpesh po flitet si për relikte të së kaluarës- dokumente të vjetëruara, dhe që nuk janë në përputhje me interesat kombëtare turke. Për të parën do të flitet më shumë në vazhdim të këtij teksti, ndërsa përsa i përket Marrëveshjes së paqes së Lozanës- duhet të theksojmë se me këtë, Turqia, pas Luftës së Parë Botërore dhe asaj me Greqinë mbeti pothuajse pa asnjë ishull në Detin Egje, të cilët u vunë nën sovranitetin e Greqisë (sikurse ishte para depërtimit të osmanllinjve në territorin e Azisë së Vogël në Mesjetën e hershme), në një kohë që disa prej tyre janë larg vetëm disa dhjetra kilometra nga bregdeti turk. Kjo marrëveshje nuk e mundëson Turqinë të caktojë kufinjtë e saj të rripit ekonomik, gjë që vitet e fundit ka shpënë deri në maksimumin e përndezjes së raporteve greko-turke duke shkaktuar një numur të madh incidentesh detarë dhe ajrorë dhe shkelje të territorit të njëri tjetrit. Ky është një shembull i mirë i faktit se sa pak rëndësi ka përkatësia në këtë apo atë arkitekturë politike, domethënë aleancë- në këtë rast NATO, kur interesat kombëtare janë plotësisht ose në një masë të madhe të kundërta.

Pakënaqësia e Erdoganit me gjendjen ekzistuese.

Javët dhe muajt e fundit bota po ndjek me vëmendje lajmet nga Turqia që kanë të bëjnë gjoja me pakënaqësinë e presidentit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan në lidhje me Konventën e Montrosë të vitit 1936, nëpërmjet së cilës rregullohet qarkullimi anijeve në ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve që lidhin Detin e Zi me Mesdheun. Nëpërmjet kësaj Konvente pohohet sovraniteti i Turqisë mbi këto ngushtica por edhe qarkullimi i papenguar dhe i pandërprerë të cilin  Turqia ka të drejtë ta ndalojë vetëm në raste lufte ose në kushte të rrezikut të luftës. Për çdo ditë nëpërmjet Bosforit kalojnë deri në 115 mjete lundruese ndërsa në viti 53.000 anije të tipeve të ndryshme: tankerë, anije ushtarake dhe mallrash. Për çdo vit këtu kalojnë 140 milionë tonë naftë, 25 % e drithit botëror gjë që e bën këtë ngushticë një prej rrugëve më të qarkullueshme detare të mbarë botës. Megjithatë, nga i gjithë ky qarkullim Turqia nuk fiton asnjë dollar të vetëm (përveçse në rastet e ofrimit të shërbimeve të vogla nga ana e rimorkiatorëve etj), sepse, siç është përcaktuar me Konventën e lartpërmendur, bëhet fjalë për rrugë detare natyrore për kalimin në të cilën nuk duhet paguar. Ndërkohë, kanali i Suezit, jo shumë i largët, i siguron Egjyptit një fitim vjetor prej afro 3 miliardë dollarësh, sepse nuk bëhet fjalë për rrugë natyrore por për një kalim  detar të ndërtuar nga dora e njeriut në hapësirën mes Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq.

Harta 1: Kanali i Suezit

Gjithashtu, nuk është nevoja ta theksojmë në mënyrë të veçantë sesi vepron zhurma në Bosfor në qytetin e Stambollit 14 miljonësh që zgjatet në të dyja anët e brigjeve- në truallin europian dhe atë aziatik. Do të ishte i mjaftueshëm një incident i shkallës së madhe, përshembull me një tanker të vetëm nafte, anije për transport gazi apo kimikatesh  për të shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike për këtë qytet.

Çfarëdolloj ndryshimi i njëanshëm i përmbajtjes së Konventës së Montrosë ose të mospranimit të saj nga ana e Turqisë do të kishte pasoja të paparashikueshme gjeopolitike. Për më shumë sepse nëpërmjet Bosforit dhe Dardaneleve në Detin e Zi dhe anasjelltas kalojnë anijë luftarake të një madhësie të kufizuar. Në vendin më të ngushtë Bosfori është i gjërë 550 metra e kësisoj është e pamundur të kalojnë nëpër të  aeroplambajtëset apo anije të mëdha kontejner të tipit të atyre që para pak kohësh u bllokuan në kanalin e Suezit gjë që, për një kohë të shkurtër, shkaktoi dëme me miljarda dollarë  për shkak të bllokadës së qarkullimit të përgjithshëm.

Kryengrita e gjeneralëve në pension.

Gjoja pakënaqësia e Erdoganit me konventën e lartpërmendur shkaktoi në fillim të prillit të këtij viti një reaksion të papritur nëpërmjet një letre të hapur që i dërguan atij një grup prej më shumë se 100 admiralë në pension të ushtrisë turke, të cilët kritikonin debatin për revizionimin e mundshëm të konventës së Montrosë në lidhje me ndërtimin e planifikuar të kanalit të Stambollit, i cili do të lidhë Detin e Zi me Detin e Marmarasë dhe më tej me Detin Mesdhe. Për kanalin do të flasim më poshtë, por tani të shohim dimensionin politik të reaksionit të admiralëve pensionistë turq.

Erdogani reagoi në mënyrën më të ashpër ndaj letrës së lartpërmendur duke i quajtur këto iniciativa “të papranueshme” për vendin. Kjo nuk është çudi, duke patur parasysh se historinë turke e kanë shenjuar një sërë puçesh ushtarake dhe, në atë më të fundit, të datës 15 dhe 16 prill të vitit 2016, edhe vetë Erdogani mezi shpëtoi. Ishte pikërisht ky puç ushtarak i dështuar një pikë kthese për qeverinë turke. Ajo vazhdon ta heroizojë, ndërsa në nderim të të vrarëve mbrojtës të demokracisë, si quhen shpesh ata, ngrihen monumente dhe u jepen emra rrugëve, parqeve, urave etj... Këtë ngjarje qeveria e ka shenjuar një mënyrë kolegjiale si “kurrë më”, duke patur parasaysh se qeveritë në këtë vend në të ardhmen nuk do të ndryshojnë me forcë dhe me metoda antidemokratike. Dhe, jo më pak e rëndësishme, Erdogani puçin e dështuar e shfrytëzoi për spastrimin e plotë të ushtrisë dhe strukturave të tjera shtetërore dhe vendosi kontroll të plotë ndaj vendit për kuadrot e tij besnikë.

Pas kësaj ngjarje të vitit 2016 qeveria turke është shumë e ndjeshme ndaj çfarëdo forme të përpjekjeve për ndryshimin e pushtetit dhe kjo jo vetëm në Turqi.

Reaksioni i Erdoganit – i shpejtë dhe i ashpër me epilog të pritshëm

Pra, me 4 prill 2021, 104 admiralë të flotës detare turke në pension publikuan  thirrjen zyrtare drejtuar kombit turk, dhe këtë e bënë në mënyrën më të zakonshme të puçistëve-pikërisht në mesnatë.

Thirrja kishte të bënte me ruajtjen e Konventës së Montrosë, i kundërvihej ndërtimit të kanalit të Stambollit, paralajmëronte pamundësinë që presidenti i shtetit të kishte të drejtë të tërhiqej nga marrëveshjet ndërkombëtare (pa marrë miratimin e parlamentit kombëtar-Mexhlisit), si puna e Marrëveshjes paqesore të Lozanës, fliste për probleme me mediat, rolin e ushtrisë turke në ruajtjen e Kushtetutës në formën e saj të tanishme, mbi goditjen ndaj të ashtuquajturave vlera të Ataturkut, rreziqet dhe kërcënimet me të cilat do të ballafaqohej vendi në këtë rast etj.

Vetë toni dhe “guximi” i admiralëve në pension për të bërë diçka të këtillë, dhe këtë publikisht, ishte një sinjal alarmi dhe për këtë Erdogani reagoi rrufeshëm. Organet e sigurisë dhe të prokurorisë arrestuan menjëherë një pjesë të autorëve të letrës, duke bërë të qartë me këtë se Erdogani nuk pranon kurrfarë dialogu në këtë mënyrë, dhe jo më pastaj kompromise me “kryengritësit” dhe hapjen e ndonjëfarë diskutimi me ta.  Pas disa ditësh, kur u bë e qartë se bëhej fjalë për një aksion të tipit “u mbars mali e polli një mi”, Erdogani, para publikut turk, na shfaqi “fytyrën e tij të mirë”, duke ndalur hetimet e mëtejshme dhe duke i amnistuar admiralët si një akt mëshire ndaj njerëzve të moshuar dhe me merita.

Nëse ishte vërtetë kjo një kryengritje dhe kush qëndronte pas admiralëve kryengritës, kjo nuk është vërtetuar, sëpaku jo publikisht, por nëpër koridore mund të dëgjohet gjithçka- mbi një komplot të ri të Perëndimit dhe SHBA-ve, forcat opozitare brenda vendit etj. Por gjithçka është relative kur harrohet shpejt sepse kjo ngjarje nuk prodhoi ndonjëfarë dëmi të madh për qeverinë, por njëkohësisht u dërgua edhe një sinjal i qarttë se nuk tolerohen këto forma të komunikimit me kreun shtetëror.

Kanali i Stambollit

Përsa i përket akuzës së përmendur se qeveria e Ankarasë paska ndërmend ta braktisë Konventën e Montrosë, Erdogani këtë e mohoi në stilin e tij, duke thënë se Turqia nuk “ka ndërmend ta bëjë një gjë të këtillë”, por shtoi se “nëse ky problem ose nevoja për këtë shfaqet në të ardhmen, atëherë për shkak të kushteve më të mira do ta hapim këtë temë nëse do ta konsiderojmë të nevojshme”.

Foto 2: Kanali i Stambollit

Në lidhje me megaprojektin “Kanali i Stambollit”, si alternativë e zhvillimit të qarkullimit nëpërmjet Ngushticës së Bosforit, gjërat janë krejtësisht ndryshe sepse këtë aksion Erdogani e mbështet fuqishëm. Shumë veta mendojnë gabim se bëhet fjalë për një projekt megalloman të Erdoganit, por nuk është kështu. Para tij problemin e  gërmimit të këtij kanali e kanë inicuar edhe ish zyrtarë të tjerë turq që në vitet 90-të të shekullit të kaluar, madje edhe gjatë historisë është biseduar në lidhje me këtë projekt. Konkretisht, për këtë kanal ka pas menduar edhe Sulltan Sulejmani (i Madhërishmi) që në shekullin 16. Megjithatë edhe ky projekt me rolin e tij mund të bjerë gjithsesi në konflikt me nenet dhe frymën e Konventës së Montrosë sepse ka të bëjë me të njëjtat gjëra- lundrimin mes Detit të Zi dhe Mesdheut.

Për herë të parë para dhjetë vitesh- në muajin prill të vitit 2011, Erdogani, atëbotë kryeministër, paralajmëroi ndërtimin e këtij kanali. Qëllimi ishte të zvoglohej ngarkesa e kësaj ngushtice natyrore, nëpërmjet çarjes së një kanali duke ndërtuar një arterie të re qarkullimi që do të mundësonte kalim ditor të 160 anijeve, përfshirë edhe tankerë më kapacitet deri në 300 mijë tonelata. Ky kanal do ti mundësontë Turqisë edhe fitimin e dëshiruar nëpërmjet pagesës së taksës së kalimit të anijeve, por njëkohësisht do ta largonte vendin nga Konventa e Montrosë e përmendur më lart, e cila në këtë rfast nuk do të mund të zbatohej mbi kanalin artificial. Opozita turke e kundërshton këtë projekt, duke e konsideruar ekologjikisht shumë të rrezikshëm, tejet të shtrenjtë (zyrtarisht do të kushtojë 15 miljardë dollarë), ndërsa problemin e fitimit nga pagesa e kalimit të anijeve e konsideron shumë të pasigurtë sepse në të ardhmen anijet do të jenë të lira nëse duan të kalojnë nëpër Ngushticën e Bosforit, që është gratis, apo nëpërmjet kanalit të ri artificial. Përve kësaj, sociologët turq nënvizojnë se madje afro 80 përqind e qytetarëve të Stambollit, përfshirë këtu edhe pushtetin lokal të këtij qyteti (i opozitës me kryebashkiak Ekrem Imamogllunë, i cili mund të jetë kundërkandidati i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023) e kundërshton këtë projekt. Pavarësisht nga të gjitha, në vitin 2018 është përcaktuar edhe traseja e kanalit të ardhshëm, gjë për të cilin, një muaj më parë, si argument shtesë shërbeu edhe incidenti në kanalin e Suezit me anijen e bllokuar që tronditi tërë botën dhe biznesin global.

 Mbi projektin:

“Kanali i Stambollit” do të ishte një arterie 43 kilometër e gjatë që do të lidhë Detin e Zi dhe Detin e Marmarasë. Ky projekt që konsiderohet si më i madhi në historinë e Turqisë ka edhe rëndësi strategjike për vendin. Inicon në pragun e 100-vjetoirit të Republikës së Turqisë që do të festohet në vitin 2023 (si edhe, me siguri jo rastësisht edhe zgjedhjet presidenciale). Kanali do të kalonte paralalisht me Bosforin, në Veri të tij.

Meqënëse Turqia, për shkak të marrëdhënieve të prishura me SHBA-të dhe në përgjithësi me Perëndimin, ka akses të kufizuar në institucionet financiare, Ankaraja gjithnjë e më shumë po i drejtohet Lindjes. Kësisoj, përsa i përket infrastrukturës së projektit, Kina ofron huazimin e arranzhimeve kreditore, përfshirë edhe projektin në fjalë. Përshembull, banka shtetërore kineze Industrial and Comercial Bank of China Ltd, sëbashku me bankën ICBC turke kanë nënëshkruar që më përpara një marrëveshje për ndarjen mënjanë të 3,8 miliardë dollarëve të destinuar poër proijektin e kanalit të Stambollit. Natyrisht, kjo shumë është e pamjaftueshme për përmbylljen e tërë konstruksionit financiar por kjo bankë me siguri që nuk ka për të qënë e vetmja.

Edhe diçka për aspektet gjeopolitike.

Megjithëse, parë në përgjithësi, është pikërisht Rusia që shpesh shpreh shqetësim për ndërtimin e kanalit në fjalë duke patur parasysh konventën e përmendur për lirinë e lundrimit në Bosfor dhe faktin  se nëpërmjet kësaj ngushtice kalojnë anijet e saj luftarake të Flotës së Detit të Zi, dhe si e vetmja dalje për Rusinë në Detin Mesdhe, ka edhe nga ata që shprehen  se kundështarët më të mëdhenj të kanalit të ri janë pikërisht SHBA-të.

Shpjegimi i këtij paradoksi në dukje nuk është jologjik.

Rusia,  dhe këtë e dinë mirë të gjithë përfshirë edhe Erdoganin, kurrë nuk do ta lejonte “mbylljen” e Detit të Zi përsa i përket kalimit të lirë të anijeve të saj nëpër Bosfor dhe një gjë të këtillë do ta pengonte me të gjitha mjetet. Për këtë Moska duket se nuk ka shqetësime reale. Është e njohur anegdota historike sipas së cilës ministri i jashtëm i dikurshëm rus Andrej Gromiko, duke folur për këtë temë, domethënë për kërcënimin e bllokimit të  Bosforit për anijet sovjetike, pati thënë se për rivendosjen  e lundrimit të lirë do të ishin të mjaftueshme dy raketa bërthamore, por ama nuk dihet se çfarë do të mbetej nga Stambolli pas kësaj.

Nga ana tjetër, në lidhje me synimet e Erdoganit, në Perëndim konstatohet një reaksion nervoz. Përse është kështu nuk është e vështirë ta interpretosh.

Ndër shtatë vende që kanë dalje në Detin e Zi, vetëm dy janë të rëndësishmet nga pikëpamja gjeopolitike- Rusia dhe Turqia. Nëse ato të dyja merren vesh mes tyre dhe vendosin rregulla të reja për shfrytëzimin e Ngushticës së Bosforit, nuk do të mbetej asgjë nga Konventa e Montrosë. Gjë që do të thoshte se për lundrimin e anijeve amerikane dhe të vendeve të tjera antare të NATO-s që nuk kanë dalje në Detin e Zi (përveç Turqisë, si antare e NATO-s e kanë edhe dy shtete të tjerë, Rumania dhe Bullgaria) nuk është e vështirë të supozohet, megjithëse lundrimi i tanishëm i tyre në akuatoriumin e Detit të Zi është vetëm gjest simbolik. Sepse një ndalim  i tillë do të ishte poshtërim i vërtetë për Amerikën, gjë që ajo vështrirë se mund ta lejojë. Është krejt çështje tjetër se çfarë mund të ndërmarrë ajo. Nga perspektiva e sotme, shumë pak. Kjo shpjegon edhe nervozitetin e lëvizjeve të Erdoganit, por edhe reaksionin e tij të shpejtë për mbytjen  e “kryengritjes” së admiralëve të pensionuar që paralajmëruan për rreziqet e mundshme që mund të kishte Turqia në raste skenarësh të tillë.

 

[i]https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-pobuna-turskih-admirala-i-ambiciozni-erdoganovi-planovi/

©  Argumentum