Kryetari i PDK-së reagon pasi Mali i Zi refuzoi të dërgojë ushtarë në Kosovë: "Thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO"

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Mali i Zi refuzoi të dërgojë ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës ta KFOR-it.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo që ka ndodhur është një thirrje për t’u zgjuar për partnerët në NATO, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ndarja e unitetit të NATO-s në Ballkan dhe Kosovë i shërben vetëm interesave të Serbisë dhe Rusisë, dhe askujt tjetër.

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në KFOR është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. “Srpski Svet” po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Përendimor. Ndarja e unitetit #NATO në rajon dhe në #Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, ka shkruar Hoxhaj.