Kuvend, nis sot seanca e parë pas zgjedhjeve,

Kuvendi i Shqiperise mblidhet sot në seancën e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit

Perpara diskutimeve sipas rendit të ditës Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Në fjalën e saj, drejtuesja e seancës Vasilika Hysi, deklaroi ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike.

“Më lejoni të kujtojmë atë që kemi humbur para disa ditësh. Ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike, Bashkim Finon. Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar respektuar, një shok i mirë, që jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur këtu dhe jashtë. Pak fliste në seancat plenare. Më lejoni që dhe në emrin tuaj të mbajmë një minutë heshtje”, deklaroi Hysi

Në rendin e ditës është akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”, ai “Për miratimine tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Senayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikëssë Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID–19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

Po ashtu, në rendin e ditës është dhe miratimi i aktit normativ “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID–19 (Vero Cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”, akti normativ “Për një ndryshim në ligjin “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Po ashtu, pritet miratimi i aktit normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për një ndryshim në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar” si dhe dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.