Lajm i Mirë! Pas 244 ditësh, Shqipëria nuk raporton asnjë të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e cila informoi se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë, gjë që ndodh pas një periudhe të gjatë të pandemisë.

Numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 mbetet i stabilizuar, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin 15 persona. Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2,691 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

 

Raste të reja ditore    15

Të shëruar në 24 orë    71

Të shtruar në spitale    43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore    2,691

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    401

Korçë    95

Shkodër    86

Vlorë     49

Elbasan   39

Berat    41

Lezhë    31

Gjirokastër   31

Fier   20

Kukës   11

Durrës    11

Dibër    4